Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Turqia në prag të katastrofës në Siri, Erdogan po korr atë që mbolli

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Turqia në prag të katastrofës në Siri, Erdogan po korr atë që mbolli

Nga: Simon Tisdall “The Guardian”

Udhëheqësit autoritarë e dalë nga binarët – dhe këtu po flasim për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan – priren të mendojnë për gjithçka se ata e dinë më mirë, dhe janë shumë intolerantë ndaj kritikave. Dhe është kjo arrogance, ajo që e ka çuar Erdoganin dhe Turqi në prag të katastrofës në Siri pas 9 vitesh kërcënimesh bombastike, konfliktesh përmes palëve të treta, dhe ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake.

Erdogan është sot i izoluar nga të gjitha anët, dhe në opozitë me aktorët e tjerë të mëdhenj në krizën siriane. Pasi dërgoi mbi 7.000 trupa dhe forca të blinduara në Idlib muajin e kaluar, për të forcuar pozicionet ushtarake ekzistuese, Turqia është zhytur tashmë në një luftë frontale me regjimin e Bashar Al-Asadit.

Ajo ka sulmuar aeroportet dhe radarët shumë larg “vijës së frontit”. Dhe Erdogan i ka shpallur të gjithë “elementet” e regjimit, si objektiva legjitimë për t’u goditur. Në mesin e vitit 2011, kur po nisnin reblimet e pranverës arabe, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u takua me Asadin në Damask, dhe i kërkoi këtij të fundit të diskutonte kërkesat e demonstruesve.

Asadi refuzoi. Davutoglu më tha më vonë, se udhëheqësi sirian thjesht nuk donte të dëgjonte. Ai e humbi shansin. Ndërsa goditja e Asadit ndaj rebelëve u përshkallëzua, Erdogani u pozocionua në krah të rebelëve, përfshirë grupet islamike. Por ajo që po ndodh tani në veri-perëndim të Sirisë, nuk është më një luftë me prokurë.

Ai është një konfrontim i drejtpërdrejtë, midis dy shteteve fqinje të armatosura rëndë. Dhe ai  kërcënon ta tërheqë më thellë Turqinë në një konflikt ushtarak me Rusinë, aleatja kryesore e Asadit. Zëdhënësit e Erdoganit dhe mediat pro-qeveritare turke, vijojnë të sugjerojnë se tragjedia e të enjtes së shkuar, kur 33 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror ndaj autokolonës së tyre në Idlib, ishte përgjegjësi e regjimit sirian.

Është e vështirë të dihen me saktësi faktet e kësaj ngjarje, duke pasur parasysh shtypjen e Erdoganit ndaj medias së pavarur. Por e vërteta, duket se është shumë e ndryshme. Sipas Metin Gurçan, një analist ushtarak që shkruan në platformën rajonale “Al-Monitor”, numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 55 persona.

Raportet lokale flasin për deri në 100 të vdekur. Ndërkaq, duket se shumica e vdekjeve nuk janë shkaktuar nga avionët sirianë, por nga sulmet ajrore të qëllimshme të Rusisë. Erdogan ka refuzuar të fajësojë Rusinë për këtë ngjarje, dhe Kremlini ka mohuar të ketë gisht në të.

Por sekuenca e ngjarjeve të enjten e kaluar, e cila nisi me sulmet turke ndaj avionëve rusë që fluturonin mbi jugun e Idlibit, sugjeron të kundërtën.

Sulmi turk, që përfshin sistemet e mbrojtjes ajrore, kërcënoi bazën strategjike ruse Khmeimim.

Komandantët e inatosur rusë – ose ndoshta urdhri erdhi nga Moska – duket se kanë tërhequr një “vijë të kuqe” pas disa javësh sulmesh vdekjeprurëse. Autokolona ushtarake turke, u godit pasditen e vonë të asaj dite.

Në orët që pasuan, teksa ushtarët e plagosur turq kishin nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, Moska e refuzoi kërkesën e Ankarasë për të hapur hapësirën ajrore të Idlibit, në mënyrë që të kryehej evakuimi i tyre, raportoi Gurçan. A synoi presidenti turk Vladimir Putin, t’i jepte Erdoganin një leksion të ashpër?

Nëse po, duket se ai ka funksionuar. Tani Erdogan shpreson të mund të takohet ballë për ballë me liderin rus, për të parandaluar përplasje më të kushtueshme, të cilën Turqia nuk mund ta fitojë. Ai do të shkojë në Moskë të enjten në kërkim të armëpushimit, pasi Putin ra dakord që ta priste.

Megjithatë, Putini mund të mos dojë të qëndrojë më në Siri. Ai dëshiron fundin e luftës siriane, ku forcat ruse janë angazhuar prej gati 5 vjetësh, me një kosto të konsiderueshme financiare dhe njerëzore. Ai do një fitore për klientin e tij Asad në Idlib, provincën e fundit që kontrollohet nga rebelët, dhe për politikat e tij rajonale ekspansioniste.

Ai dëshiron të shpallë para Perëndimit një triumf strategjik, veçanërisht në kurriz të SHBA-së. Çmimi që Putini mund të kërkojë për ta lënë Erdoganin të vijojë operacionin e tij në Siri, mund të jetë një tërheqje e plotë ose e pjesshme turke nga Idlibi, por edhe nga territori tjetër sirian i pushtuar nga Turqia në perëndim të lumit Eufratit, si dhe nga rajoni i dominuar nga kurdët në veri-lindje, që ai e pushtoi në mënyrë të diskutueshme vjeshtën e vitit të kaluar.

Ideja gjithnjë e më e paarritshme e Erdoganit për të pasur “zona të sigurta” të përhershme brenda Sirisë, tek të cilat në teori mund të kthehen refugjatët që ndodhen aktualisht në Turqi, duket se ka vdekur ose po vdes. Dobësia e brendshme e strategjisë së Erdoganit, ekspozohet më tej nga paaftësia e ekstremistëve islamikë që ai mbështet në Idlib, për t’i rezistuar përparimit të fundit siriano-rus; dhe nga refuzimi i SHBA-së dhe NATO-s për t’i ardhur në ndihmë.

Turqia bëri thirrje për mbështetje pas ngjarjes së rëndë të së enjtes së shkuar. Por iu ofrua vetëm një ndihmë e kufizuar për mbikëqyrje dhe të dhënat inteligjente. Edhe një herë, Erdogan po korr atë që mbolli. Ai është tallur dhe i ka kritikuar vazhdimisht NATO-n dhe udhëheqësit amerikanë dhe evropianë.

Ai bleu një sistem rus të mbrojtjes ajrore, pavarësisht kundërshtimeve të forta të SHBA-së.

Ai e ka vënë në rrezik luftën e Perëndimit kundër Shtetit Islamik, duke nisur luftën ndaj kurdëve të Sirisë. Dhe është përpjekur ta përdorë krizën e refugjatëve sirianë si një armë, për ta detyruar BE-në ta mbështesë.

Nuk është habi që opozita e brendshme në Turqi po rritet, e nxitur nga “moçalishja” siriane. Kur kriza e Idlibit u intensifikua në muajt e fundit, Erdogani pretendoi se synimi i tij i vetëm, ishte të mbështeste një armëpushim të pjesshëm të vitit 2018, dhe të parandalonte një fluks tjetër masiv të refugjatëve në Turqi.

Këto janë synime të arsyeshme. Por taktikat e tij agresive dhe retorika zemërake, kanë rezultuar si zakonisht vetë-mposhtëse. Një milionë banorë të zhvendosur, të uritur dhe të tmerruar nga Idlibi, mund të mos kenë së shpejti asnjë mbrojtje kundër avancimit të pamëshirshëm të Asadit.

Përulja e Turqisë, nuk është ndonjë arsye që shumëkush në Evropë dhe SHBA të fërkojë duart.

Demokracitë perëndimore kanë shansin e fundit, për t’i bërë si duhet gjërat në Siri: ata duhet të hartojnë dhe zbatojnë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe t’i thonë Putinit dhe bombarduesve të tij që të rikthehen në shtëpi.

TIRANA TODAY

 

 

 

 

Tags: KatastrofaRexhep Taip Erdogansiri

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Dështon seanca për Arbër Çekajn dhe të akuzuarit e tjerë/ Arsyeja

Dështon seanca për Arbër Çekajn dhe të akuzuarit e tjerë/ Arsyeja

Kaos tek Milan, Maldini dhe Boban pranë largimit

Kaos tek Milan, Maldini dhe Boban pranë largimit

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: BE të mos vonojë me procedurat

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: BE të mos vonojë me procedurat







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com