Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Turqia do të kthejë në vendet e tyre militantët e burgosur të IS-it

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Turqia do të dëbojë pjesëtarët e grupit militant Shteti Islamik në vendet e tyre, edhe nëse nënshtetësia u është revokuar.

Paralajmërimi është bërë nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, i cili kritikoi qasjen e vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje.

Turqia ndërmori ofensivë në veri të Sirisë, kundër militantëve kurdë në fund të muajit të kaluar.

Operacioni pasoi një vendim të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr forcat amerikane nga rajoni.

Zhvillimet e fundit ngritën shqetësime lidhur me fatin e militantëve të Shtetit Islamik të cilët kanë qenë të burgosur në atë rajon.

Luftëtarët kurdë kanë qenë bërthama e Forcave Demokratike Siriane, e cila ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në mposhtjen e Shtetit Islamik në rajon.

Këto forca kanë mbajtur të burgosur mijëra militantë të Shtetit Islamik në burgje anembanë verilindjes së Sirisë.

Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë thënë se ofensiva e Ankarasë, mund të pengojë luftën kundër Shtetit Islamik, dhe të ndihmojë në ringjalljen e grupit.

Turqia, e cila i shikon luftëtarët kurdë si një grup terrorist të lidhur me militantët kryengritës në tokën e vet, ka hedhur poshtë ato shqetësime dhe është zotuar se do të luftojë kundër Shtetit Islamik.

Mirëpo, Ankaraja në mënyrë të përsëritur u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të marrin përsëri qytetarët e tyre që kanë qenë pjesë e Shtetit Islamik.

Duke folur para gazetarëve, ministri Soylu tha se Turqia do të dërgojë çdo luftëtar të kapur të Shtetit Islamik në vendet e tyre, edhe nëse nënshtetësia e tyre është revokuar. /REL

Tags: burgosurmilitantëTurqiavende

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

"Burgun dhe gratë i kam frikë", Kujtim Gjuzi i kërkon falje biznesmenit

Basha: Unë zotohem që të kthej shpresën në vend

Kastro Zizo, baba për herë të tretë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com