Turqia dhe Greqia janë përplasur sërish midis tyre. Deti Egje mbetet arena e përplasjes midis dy vendeve.
Anija tregtare turke “Karmate” është përplasur me anijen luftarake greke “Armatolos”, që kryen mision të NATO-s për refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm.
Në një deklaratë zyrtare, drejtoria ushtarake e Marinës Greke bëri të ditur episodin ndërsa duke shpjegoi se pas incidentit, anija turke u largua menjëherë drejt Turqisë.
Kjo nuk është hera e parë që të dyja vendet përplasen për zonën e tyre të ndikimit siç është deti Egje dhe ishulli i Qipros. Ndërsa nuk kanë munguar as provokimet përmes avionëve luftarakë që kanë prekur zonat repsektive duke kryer manovrime të rrezikshme.Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s, por kjo nuk i ka ndalur për të provokuar njëra-tjetrën duke qenë si gjithnjë pranë konflikteve.
Ngjarja e fundit cilësohet mjaft e rrezikshme pasi pak ditë më parë ishte edhe kryeministri Cipras në ishullin Mitilini, afër zonës detare të incidentit.