Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Turp t’ju vijë”, motra e vëllezër “sherr” live për pasurinë: I more 4 milionë ti ndaj…

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Turp t’ju vijë”, motra e vëllezër “sherr” live për pasurinë: I more 4 milionë ti ndaj…

Konflikti në familjen Ruko nga Fieri u trajtua sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur”. Motër e vëlla kanë mbërritur në studio për të denoncuar mashtrimin dhe falsifikimet që motra tjetër ka bërë për të përfituar pa të drejtë banesën e prindërve të ndjerë. Pranuan ta ndihmonin që ajo të strehohej pas vdekjes së të shoqit tek prindërit, por ata thonë se ajo përfitoi dhe zaptoi pasurinë e përbashkët. Aktualisht janë duke u përballur në gjykatë, por mesa duket shpresa që e drejta të fitojë është e pakët.

Arta Ruko: Ma punoi pabesisht motra, unë rrija tek koka e prindërve. Ajo i mohoi të gjitha në gjyq, tha që është kujdesur vetëm ajo për prindërit

Mbesa në lidhje telefonike: Nuk keni turp motra e vëllezër keni përfunduar në tv

Ndërhyn Gëzimi daja: Flet ashtu ti, se ke marrë katër milion lekë

Mbesa: Atë shtëpi e kemi ndërtuar unë me nënë time dhe motrën dhe kemi marrë edhe gjyshin aty se ju nuk e donit

Tezja Arta: Po si ishin pa shtëpi këta prindërit e mi?

Fatmira Ruko përballet me motrën e vëllai: Mua më vdiq burri aksidentalisht dhe prej 42 vitesh jetova tek shtëpia e prindërve me dy vajzat e mia, kam punuar natë e ditë. Ato shtepi i ngrita në vitin ’95.

Arta Ruko: Mashtrime ke bërë ti, ke vajtur në Aluizën e ke hedhur shtëpinë në emrin tënd

Fatmira Ruko: Vëllai im e ka shitur tokën e tij dhe tani vjen duan të marrin pjesën time. T’ju vijë turp nga vetja. Unë kam larë nënë e babë, i kam mbajtur. Ju të dy nuk jeni kujtuar. Do vi vetë në studio nëse jam mirë me gjendje shëndetësore dhe t’i mësoni ju të vërtetat.

Gëzim Ruko: Motra jonë është e papërmbajtshme, flet çdo gjë që i vjen në mend. Të vërtetën e tregojnë dokumentet

HISTORIA E RRËFYER NGA ARTA RUKO

“Problemin e kam me korrupsionin e madh që bëhet në Shqipëri. Problemin e kam me Aluiznin e Fierit dhe hipoteken të dyja së bashku. Problemi im nis me tokën e përfituar nga ligji 7501, në komunën Strum, bashkia Rroskovec. Në vitin 1991, familja jonë përbëhej nga 4 anëtarë, unë, të ndjerit dy prindërit e mi dhe vëllai, kemi përfituar nga 4 dylym tokë për frymë dhe nuk e kemi ndarë akoma në individë. Po në këtë tokë ne kemi shtëpinë tonë të cilën i ndjeri babai im e ka vetëdeklaruar tek Aluizni që është banesa e tij dhe priste të merrte legalizimin e banesës.

Në vitin 2012 babai ndërron jetë dhe para një viti ndërron jetë dhe nëna. Brenda me babain tonë ne kishim lënë një motër që i ka vdekur burri po me trung familjar më vete dhe tokën e ka larg nesh. Meqënëse toka e saj ndodhet larg qendrës ne vendosëm që motra të ndërtonte një shtëpi në tokën tonë. Motra me mashtrimet dhe korrupsionin që është këtu në Shqipëri vete dhe banesën e vetë që ka në tokën tonë e kalon në emër të vajzës së saj dhe banesën e babait tonë e kalon në emër të vetë. Kur interesohem unë me vëllain që jemi në trung familjar për legalizimin e banesës marrim vesh që legalizimi kishte dalë në emër të motrës. Kam debatuar me zyrën e Aluizmit dhe i them si i keni falsifikuar këto dokumenta, nuk më përgjigjej asnjëri.

Kërkova takim me drejtorin e Aluiznit dhe sa pa dokumentacionin e bllokoi lejen e legalizimit. Por kam hapur dhe proces gjyqësor në gjykatën Administrative në Vlorë ku në seanca nuk paraqitet asnjë përfaqësues nga Aluizni. Jam shumë e stresuar si mund të kemi më besim kur drejtuesit me korrupsionin po na vrasin me pronat tona me njëri- tjetrin.
Edhe vajza e motrës ka ndërtuar në tokën e tyre të përbashket pasi ata i kane dhene leje nje banese. Motra ka abuzuar dhe tani pretendon se shtepinë e babait e ka ndërtuar vetë ajo me kontributin e vetë ndërkohë që kur janë paraqitur në gjyq ajo nuk ka paraqitur asnjë dokument për ta vërtetuar këtë gjë ndërsa Arta thotë se ajo shtëpi është ndërtuar nga i ati”. /BW

 

 

Tags: emisionimotravëllai

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Korrupsioni në drejtësi/Ish-gjyqtarit i ulet dënimi

Korrupsioni në drejtësi/Ish-gjyqtarit i ulet dënimi

Importi i makinave të përdorura, Qeveria shtyn me 10 muaj afatin

Importi i makinave të përdorura, Qeveria shtyn me 10 muaj afatin

Rusi shokon mjekët, del nga spitali me thikë në shpinë për të pirë një cigare

Rusi shokon mjekët, del nga spitali me thikë në shpinë për të pirë një cigare







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij
Showbizz

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

by mirseda
21:53 | 05/02/2026
0

DJ Gimbo ka ndarë një nga episodet më të ndjeshme të jetës së tij gjatë një bisede...

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com