Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Turp që kemi pasur turp!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Opozita nis nga konceptet

Nga: Artan Fuga

Të financosh sportin si politikë publike me lekët e marra nga taksat e industrisë të basteve online, është si të mbështesësh virtytin me anë të vesit!

Si ta them?

Si të mbështetësh prodhimin e filmave edukativë me gjobat që iu vihen videove pornografike me fëmijë! Sa më shumë video pedofilie, aq më shumë gjoba, aq më shumë filma edukativë për fëmijë!

Ose sikur të mbështesësh mirëmbajtjen e rrugëve me lekët e gjobave të shoferave të dehur apo të traktorëve që ecin kundravajtje në rrugë!

Sa më shumë traktorë në rrugë, aq më shumë gjoba, aq më shumë parà për të mirëmbajtur rrugët!

Babi lekët për librat dhe bibliotekën për fëmijët, ose për t’u blerë atyre kompjuter të lidhur në Internet, i bën rrush e kumbulla në baste, dhe me ato lekë fëmijën e mbetur pa kulturë kur të rritet e bëjmë tifoz futbolli!

Me një fjalë si të mirëmbash një manastir me lekë nga prostitucioni!

E gjitha mbrapsht! Dhe dëgjojmë pastaj fjalën “Turp” që kemi pasur turp dhe kemi mbetur pas me zhvillimin e sportit pa baste!

Turp që kemi pasur turp!

Lëre kur edhe kultura do u financoka nga lekët e taksave për bastet!!! T’ja plasësh gazit me vaj medet!!! Imagjinoni një film që trajton vuajtjen e një fëmije shqiptar që në shtëpi nuk ka asnjë mjet kulture, sepse buxhetin e bën babi rrush e kumbulla, të financohet nga lekët e basteve!!!

Thënë këto, kuptohet që nuk kam asgjë me industrinë e basteve, madje me asnjë lloj industrie që fiton parà nga veset njerëzore, edhe nga striptiza, vuajerizmi, masturbimi, a çdo gjë tjetër.

Kushdo t’i harxhojë lekët e veta sipas qejfit! Kuptohet nëse i ka ato lekë!

Po turp që shteti të adresojë specifikisht që lekët e basteve zhvillojnë sportin!

Imagjinoj një portier në lojë: Aloooo, bastet??? He mo ta pres këtë penalltinë apo jo?

Tags: artan fugabastetQeveria

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Kurti: Serbia mohon me paturpësi gjenocidin në Srebrenicë

Kurti u bën thirrje serbëve të riregjistrojnë makinat në RKS

Tronditi opinionin publik, autori lihet në burg

Tronditi opinionin publik, autori lihet në burg

Vr*u vëllain dhe kunatën/Avokati: A*mën e ka me leje, Arsen Muskurti vuan nga shëndeti mendor

Vr*u vëllain dhe kunatën/Avokati: A*mën e ka me leje, Arsen Muskurti vuan nga shëndeti mendor







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com