Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Tubim në Beograd kundër ligjit për liritë fetare në Mal të Zi

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tubim në Beograd kundër ligjit për liritë fetare në Mal të Zi

Me thirrjet kundër udhëheqjes malazeze dhe kundër pavarësisë së Kosovës, në Beograd, u organizua të mërkurën një tubim i Kishës Ortodokse serbe në mbështetje të siç thuhet, popullit të përvuajtur serb në Mal të Zi, Kosovë dhe pjesë tjera të banuara me serbë.

Tubimi është pjesë e protestave kundër ligjit për liritë fetare që u miratua më 27 dhjetor në Mal të Zi dhe hyri në fuqi të martën.

Ligji parasheh hartimin e një regjistri të të gjitha objekteve fetare dhe zonave që dikur ishin pronë e Mbretërisë së Pavarur të Malit të Zi, para se të bëhej pjesë e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, të dominuar nga serbët në vitin 1918, që më vonë u shndërrua në Jugosllavi.

Mbreti i atëhershëm Aleksandër Karaxhorxheviç, më 1919 kishte zhbërë kishën malazeze dhe krejt pasuria e saj i kishte kaluar Kishës Ortodokse Serbe.

Drejtoria e pronave në Mal të Zi, sipas këtij ligji, deri më 8 janar të vitit 2021 duhet të hartojë listën e objekteve fetare.

Ligji u kërkon bashkësive fetare që të ofrojnë dëshmi të qarta mbi pronësinë, dhe kjo kërkesë sipas Kishës Ortodokse serbe, është hartuar për t’i marrë pronat e saj.

Udhëheqësit e kësaj kishe u hodhën në protesta për ditë të tëra në Mal të Zi.

Ata thonë se ligji i ri i mundëson Malit të Zi të konfiskojë pronat e kishës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe pasuri të tjera.

Këto pretendime janë mohuar vazhdimisht nga qeveria malazeze.

Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po nxit politikat pro-serbe brenda vendit dhe po përpiqet të dëmtojë shtetësinë e tij.

Mali i Zi, një vend i vogël buzë detit Adriatik me 620 mijë banorë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006. Në vitin 2017 u bë vend anëtar i NATO-s.

Kisha Serbe dhe udhëheqësit në Beograd thonë se druajnë që Kosova do të mund të ndjekë shembullin e Malit të Zi.

Autoritetet në Kosovë u bënë thirrje udhëheqësve serbë t’i japin fund nxitjes së tensioneve në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe të mundshme për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi.

Ligji për liritë fetare në Kosovë, tha ai, ka marrë miratimin e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje me standardet evropiane dhe pritet të miratohet nga parlamenti i Kosovës. /Voa

Tags: BeogradligjLiri fetareMal i Zi

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Unaza e Madhe/ Rinis aksioni për prishjen e objekteve, nesër shemben 5 godina

Unaza e Madhe/ Rinis aksioni për prishjen e objekteve, nesër shemben 5 godina

Imazhet satelitore tregojnë dëmet nga bombardimet iraniane (FOTO)

Imazhet satelitore tregojnë dëmet nga bombardimet iraniane (FOTO)

Protesta/ Mustafaj kritikon Bashën: I paqartë në qëndrimin e tij

Kërcënimet e Iranit/ Mustafaj: Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Ballkan







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com