Kryesore

Kërcënimet e Iranit/ Mustafaj: Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Ballkan


               Publikuar në : 18:51 - 08/01/20 B H

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është shprehur se kërcënimi i Iranit nuk e prek Shqipërinë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj tha se deklarata e Iranit ishte për hakmarrje ndaj vendeve aleate të SHBA në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vendeve evropiane.

Por sipas tij, Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit vijon të jetë më e rrezikuara. Kjo sipas Mustafajt, pasi vendi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë, teksa si arsye tjetër përmend edhe dëbimin e ambasadorit iranian.

“Shqipëria rrezikohet sigurisht por Irani nuk ka përmendur vende evropiane por vetëm vende të Rajonit të tyre që janë aleate të SHBA. Ne jemi vendi më i ekspozuar në Ballkan sepse kemi strehuar 3 mijë muxhahedinë. Kam shumë frikë. Agjencitë tona Kombëtare kanë kapacitete jo të mëdha për të hetuar rrezikun që mund të vijë për këtë gjë.

Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe kjo nuk harrohet lehtë prej tyre. Ambasadori iranian këtu ishte një nga figurat kryesore të Iranit në fushën e shërbimeve sekrete. Irani e dërgoi në Shqipëri dhe kjo do të thoshte se ata e kishin në vëzhgim Shqipërinë dhe rolin e muxhahedinëve këtu. Shqipëria duhet me patjetër të komunikojë me aleatët, të kërkojë ndihmë prej agjencive kombëtare të aleatëve pasi ne jemi vend i NATO dhe aleat i SHBA  dhe mund të shkëmbejë informacione apo t’u kërkojë ndihmë”, tha ai.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT