Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Truproja e Ramës humbi jetën”, Ministria e Brendshme sqaron Berishën

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama batuta me Berishën: Ta qaj hallin për sms-në që ke marrë

Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas denoncimit të ish-kryeministrit Berisha, se një nga truprojat e Ramës ka ndërruar jetë, e një tjetër është në gjëndje të rëndë. Ministria, me anë të një deklarate për mediat e përgënjeshtron këtë lajm, duke nënvizuar se nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri më herët një postim të fortë në Facebook, ku thotë se sipas disa denoncimeve që ai ka marrë, një prej truprojave të Ramës ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë. Ai i referohet këtu incidentit të ndodhur në Librazhd, ku dy prej punonjësve të Gardës u përplasën nga eskorta e Ramës.

Denoncimi i Berishës: Ndërron jetë badigardi i Ramës, tjetri në gjendje të rëndë

Deklarata

Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë.

MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.

 

Tags: BerishadenoncimiMinistria

TË LIDHURA

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor
Aktualitet

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

11:15 | 24/11/2025
Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua
Aktualitet

Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

10:14 | 24/11/2025
Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…
Politikë

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

10:02 | 24/11/2025
Next Post
Mafia italiane përdor ende Lirën si monedhë paralele për transaksione ilegale

Mafia italiane përdor ende Lirën si monedhë paralele për transaksione ilegale

“Pse ke ardhur me xhinse të grisura në emisionin tim?”, Arian Çani vë në siklet të ftuarin

"Pse ke ardhur me xhinse të grisura në emisionin tim?”, Arian Çani vë në siklet të ftuarin

“Më masazho këmbët”, Sara i bën zbor Ledion Liços (foto)

"Më masazho këmbët", Sara i bën zbor Ledion Liços (foto)







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor
Aktualitet

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

by mirseda
11:15 | 24/11/2025
0

Shefi i diplomacisë greke Giorgos Gerapetritis ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me Tiranën...

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

10:22 | 24/11/2025
Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

10:14 | 24/11/2025
Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

10:02 | 24/11/2025
Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

09:58 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com