Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trupin e kishin mbuluar me gurë e zhavorr, pranga shokut të biznesmenit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Trupin e kishin mbuluar me gurë e zhavorr, pranga shokut të biznesmenit

Policia e Tiranës ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ai u gjet i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës në Dajt. Trupi i pajetë ishte groposur në zonë dhe mbuluar me gurë dhe gjethe, për të humbur gjurmët. Fillimisht policia ka gjetur një xhup i cili ka një shenjë plumbi, dhe disa sende të lyera me gjak që i përkisnin biznesmenit. Me anë të nuhatjes së qenve, u arrit të gjendej dhe trupi i pajetë i tij në Qafë Mollë të Dajtit.

Prej 20 tetorit, biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezultonte i zhdukur dhe ishte denoncuar në komisariatin nr. 5 nga familjarët. Mendohet se Hoxha mund të jetë rrëmbyer dhe më pas çuar në zonë e Qafë Mollës ku dhe është vrarë. Dyshimet kryesore të policisë si autor të ngjarjes bien mbi mikun e tij, me precedentë penalë, Fredi Rrushi. Ai ka qenë personi i fundit që ka takuar Ruzhdi Hoxhën, në një bar kafe në Kamzë.

Njoftimi i policisë

“Sipas burimeve zyrtare, për rrëmbimin dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup, ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, u bë e mundur që në Qafë-Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje, dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.

Tags: DajtFredi RrushiRuzhdi Hoxha

TË LIDHURA

Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish-partneren e Safet Bajrit, Eria Ago
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish-partneren e Safet Bajrit, Eria Ago

14:15 | 20/11/2025
Reagon Gazment Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!
Politikë

Reagon Gazment Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

13:54 | 20/11/2025
Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat
Aktualitet

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

13:44 | 20/11/2025
Next Post
Komunikimi që mposhti divergjencat: marrëdhënia Merkel-Macron

Komunikimi që mposhti divergjencat: marrëdhënia Merkel-Macron

Shpërthen cisterna e naftës, 91 të vdekur në Sierra Leone

Shpërthen cisterna e naftës, 91 të vdekur në Sierra Leone

Një dhuratë të veçantë nga Donaldi në përvjetorin e lidhjes, reagon Bora Zemani

Një dhuratë të veçantë nga Donaldi në përvjetorin e lidhjes, reagon Bora Zemani







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish-partneren e Safet Bajrit, Eria Ago
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish-partneren e Safet Bajrit, Eria Ago

by mirseda
14:15 | 20/11/2025
0

Apeli i GJKKO ka vendosur të caktojë masën e arrestit në shtëpi për Eria Agon. Ajo dyshohet...

Ja ku i luan Shqipëria ndeshjet e Play Off-it, Kosova kërkon biletën e Botërorit në Prishtinë

Ja ku i luan Shqipëria ndeshjet e Play Off-it, Kosova kërkon biletën e Botërorit në Prishtinë

14:13 | 20/11/2025
Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

13:57 | 20/11/2025
Reagon Gazment Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Reagon Gazment Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

13:54 | 20/11/2025
Kosova pa qeveri, Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të reja

Kosova pa qeveri, Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të reja

13:51 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com