Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trumpi dhe Kimi takohen në kufirin midis dy Koreve

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Trumpi dhe Kimi takohen në kufirin midis dy Koreve

Donald Trumpi është presidenti i parë në historinë e SHBA që shkeli në territorin e Koresë së Veriut. Së bashku me pushtetmbajtësin Kim Jong Un, ai kaloi drejt Veriut në zonën e çmilitarizuar.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kryetari i shtetit i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan në kufirin midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Trumpi është Presidenti i parë në detyrë i SHBA, që hyri në tokën e Koresë së Veriut komuniste. Vijën e demarkacionit ai e kaloi në vendin e quajtur Panmunjom. “Jam krenar që e kam kaluar këtë vijë,” tha presidenti i SHBA. Pastaj, së bashku me Kimin ai kaloi në territorin e Koresë së Jugut, ku u takuan me Presidentin Moon Jae In. Pasoi një bisedë me dyer të mbyllura.

Përsëri bisedime rreth konfliktit bërthamor

Trumpi dhe Kimi ranë dakord që t’i rinisin bisedimet mes dy vendeve. Në javët e ardhshme, do të ngrihen grupe pune në të dyja anët. Grupin e SHBA do ta krijojë Ministri i Jashtëm Mike Pompeo. Shtetet e Bashkuara të Amerilës kërkojnë çarmatimin e plotë bërthamor të Koresë së Veriut. Përveç kësaj, SHBA dhe Koreja e Jugut synojnë të arrijnë një marrëveshje zyrtare për paqen në Kore. Trumpi nuk bëri të ditur se për çfarë hollësish duhet të flasë fillimisht grupi i punës. Ai bëri të qartë se sanksionet e gjera kundër Koresë së Veriut mbeten në fuqi. Veç kësaj, në takimin në Panmunjom ai e ftoi në Uashington pushtetmbajtësin e shtetit komunist.

Kim: Inisiativa e Trumpit një “akt shumë i guximshëm”

Tani të tre: Donald Trump dhe Kim Jong Un takojnë Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae InTani të tre: Donald Trump dhe Kim Jong Un takojnë Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In

Trumpi theksoi në mënyrë të përsëritur marrëdhënien e tij personale të mirë me Kim. “E pëlqyem njëri-tjetrin që ditën e parë”, tha presidenti amerikan. Kimi gjithashtu e përshkroi si “të shkëlqyer” marrëdhënien e tij personale me Trumpin. Në përshëndetje, ai i tha presidentit amerikan se gëzohet që e takon përsëri. Ai nuk e kishte pritur që ta takonte ndonjëherë në këtë vend. Shtrëngimi i duarve ka “rëndësi të madhe për paqen”, tha Kimi më tej. “Ne do ta lëmë pas të kaluarën dhe do të shkojmë drejt së ardhmes,” theksoi ai. Ai e përshkroi inisiativën e Trump-it për takimin si një “veprim shumë të guximshëm”.

Ky ishte takimi i tretë i dy politikanëve. Në samitin e parë të Trumpit dhe Kimit në Singapor në qershor 2018, Koreja e Veriut në parim ra dakord për çarmatimin bërthamor. Por atëherë nuk u ra dakord për hapa konkrete. Një takim i dytë në Hanoi në shkurt dështoi sepse nuk kishte asnjë lloj afrimi; që atëherë, bisedimet bërthamore midis Uashingtonit dhe Phenianit kanë ngecur. SHBA kërkon nga Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore, Koreja e Veriut dëshiron heqjen e sanksioneve. Vetëm pak ditë më parë, udhëheqja e Phenianit kishte kërkuar më shumë vullnet të mirë nga Shtetet e Bashkuara. Hapësira kohore për bisedime të reja zvogëlohej, u tha./ DW

Tags: Donald TrumpKim Jong unkufirintakohen

TË LIDHURA

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani
Bota

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur
Bota

SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

19:15 | 14/03/2026
Sulmet në Teheran, Izraeli: Eliminuan dy zyrtarë të inteligjencës iraniane
Bota

Sulmet në Teheran, Izraeli: Eliminuan dy zyrtarë të inteligjencës iraniane

18:50 | 14/03/2026
Next Post
E rëndë/ Dy 20-vjeçarë shqiptarë, përplasen për vdekje në Itali (Emrat)

E rëndë/ Dy 20-vjeçarë shqiptarë, përplasen për vdekje në Itali (Emrat)

Skandaloze ajo që po ndodh në Sarandë, votimet bëhen në grup (Video)

Skandaloze ajo që po ndodh në Sarandë, votimet bëhen në grup (Video)

“Dua të vdes”/ Robert Aliaj poston fletën e votimit, ka diçka për të thënë

“Dua të vdes”/ Robert Aliaj poston fletën e votimit, ka diçka për të thënë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

by mirseda
19:38 | 14/03/2026
0

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e sotme që ndodhi rreth orës 17:30, ku u raportua për...

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

19:15 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com