Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump shpall gjendjen e katastrofës madhore

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Disa nga zjarret më të fuqishëm që janë parë ndonjëherë në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë vazhduan të përhapen me furi të shtunën, duke shkrumbuar rreth 1 milion hektarë tokë brenda një jave.

Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e katastrofës madhore, e cila hap mundësinë për të siguruar ndihmë nga qeveria federale.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se fondet do të përdoren për këshillime në rast krizash, strehimin e shërbime të tjera sociale në qarqet ku njerëzit janë prekur nga zjarri. Dy vatra të mëdha që përfshinë zonën e gjirit të San Franciskos u bënë zjarret e dyta dhe të treta më të mëdha për nga madhësia, në historinë e viteve më të fundit të këtij shteti.

Ndërsa moti i freskët e me lagështirë gjatë natës ndihmoi ekipet e zjarrfikësve që të përparojnë për të vendosur nën kontroll situatën, parashikimet e motit për ditët në vazhdim siç thonë zyrtarët e shtetit, mund ta zhbëjnë përparimin e shënuar.

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim rreth rrezikut të lartë që paraqet zjarri për disa zona, si ajo e gjirit dhe përgjatë bregut qendror, duke filluar të dielën në mëngjes deri të hënën pasdite.

“Nuk e kemi kaluar ende situatën e rëndë, jemi ende në betejë”, shkruante në një postim në Twitter shefi i Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, Thom Porter.

Në një javë, shteti i është përgjigjur më shumë se 585 vatrave të zjarrit, kryesisht të vogla e të shkaktuara nga disa mijëra goditje rrufeje. Shumica e dëmeve është shkaktuar nga tre vatra zjarri që kanë shkatërruar pyje dhe zona rurale në gjirin e San Franciskos.

Si pasojë e zjarreve të fuqishëm në të gjithë shtetin kanë humbur jetën të paktën pesë persona dhe janë plagosur 43 të tjerë, përfshirë zjarrfikës. Rreth 700 shtëpi si dhe objekte të tjera janë djegur. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 175 mijë njerëzve.

Të premten zoti Newsom kërkoi ndihmë nga Kanadaja dhe Australia ndërsa 14 mijë zjarrfikës nga Kalifornia dhe 10 shtete të tjera amerikane me ndihmën e Gardës Kombëtare dhe ushtrisë, vazhdojnë të luftojnë për të vendosur situatën nën kontroll, shkruan “Voa”.

Tags: gjendjeTrumpzjarre

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Kulti i Abas Aliut dhe ploja e bagëtive në malin e Tomorrit

Haxhi Qamili, shqiptari më injorant që njeh historia jonë

E prekur nga pandemia, ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar

by mirseda
13:16 | 10/06/2026
0

Jayden Nelson ka kaluar një nga sfidat më të vështira të mundshme në jetë, duke u diagnostikuar...

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

12:44 | 10/06/2026

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

12:34 | 10/06/2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

12:22 | 10/06/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com