“Lista e Zezë” e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila rendit vendet që sponsorizojnë terrorizmin, konsiderohet si një “provokim serioz” nga ana e Koresë së Veriut. Koreanoveriorët thonë së kjo listë e justifikon zhvillimin e armëve bërthamore.
Pas rikthimit të Koresë së Veriut në listën e zezë të SHBA-së, agjencia qendrore e lajmeve të Koresë, ka thënë se vendi i tyre nuk ka ndonjë lidhje me terrorizmin, “nuk na bëhet vonë nëse SHBA-të na etiketon si vend terrorist apo jo”.
Gjithashtu, agjencia shtetërore e lajmeve theksoi se “Koreja e Veriut duhet të mbajë në gatishmëri armët bërthamore” për të mbrojtur veten nga armiqësia amerikane.