Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Trump po shpërblen Putinin, rusi e ndihmoi të zgjidhej president

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Trump po shpërblen Putinin, rusi e ndihmoi të zgjidhej president

Nga Greg Sargent “The Washington Post”/ Ngjarjet e ditëve të fundit, që kulmuan në takimin e presidentit amerikan Donald Trump me atë rus Vladimir Putin, e kanë bërë të pashmangshëm këtë interpretim:Trump është aktualisht duke

e shpërblyer Putinin, për ndihmën që ky i fundit i dha për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht deklaratave mohuese në konferencën e përbashkët për shtyp të së hënës, kjo histori mbetet më këmbë.

Faktet e njohura deri më tani, tani e kanë përcaktuar atë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, dhe interpretimet e vetme alternative të kësaj historie, që mund të duket sikur kanë ndonjë kuptim, janë të neveritshme. Dje në Helsinki, Trump dhe Putin folën me gazetarët përpara se të nisnin takimin e tyre kokë më kokë.

Trump parashikoi se “do të përfundojmë me një marrëdhënie të jashtëzakonshme”, duke shtuar se “bashkimi me Rusinë është një gjë e mirë, dhe jo e keqe”. Por, ai nuk përmendi aspak ndërhyrjen e Rusisë në fushatën presidenciale të vitit 2016, si një nga temat që do të diskutoheshin.

Të premten e shkuar, prokurori special Robert S. Mueller, paditi 12 zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse, të implikuar në një grup të jashtëzakonshëm dhe të gjerë sulmesh kibernetike ndaj fushatës së Hilary Clinton dhe zyrtarëve të Konventës së Partisë Demokratike, duke pretenduar një komplot të detajuar për të sabotuar zgjedhjet, që krijuan lidhjen më të qartë me qeverinë ruse.

Megjithatë, Trump jo vetëm që nuk arriti të trajtont këtë çështje në takimin me Putin, ai por shkroi në Twitter:Marrëdhënia jonë me Rusinë, nuk ka qenë kurrë më e keqe, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së, dhe tani gjuetisë së re të shtrigave!”.

Duke fajësuar vetëm udhëheqjen e mëparshme amerikane, dhe hetimin aktual të Mueller për marrëdhënie të këqija me Rusinë – dhe jo sulmin e Rusisë ndaj demokracisë sonë, që është veçanërisht i tmerrshëm, tani që është përshkruar në detaje të reja – Trump po zgjedh nje qasje nga e cila përfiton ai vetë.

Ai po i jep gjithashtu një dhuratë Putinit, duke sinjalizuar se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur, për të delegjitimizuar përpjekjet për zbardhjen e të vërtetës së plotë rreth ndërhyrjes së Rusisë. Dhe nga ana tjetë i thotë indirekt Moskës, se mund të vazhdojë përpjekje të tilla edhe të ardhmen (zyrtarët e inteligjencës amerikane, kanë paralajmëruar se ndërhyrje të ngjashme do të ndodhë në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntorin e këtij viti).

Në njëfarë kuptimi, duke e bërë këtë, Trump po bashkëpunon për ndërhyrjet e reja që pritet të ndodhin. Aktakuza e Mueller, zbulon në thelb se Putini e ka gënjyer dje Trumpin dhe mediat gjatë konferencës për shtyp, në lidhje me shkallën dhe qëllimin e përpjekjeve të sabotazhit rus. Por Trump tani po mjaftohet me këtë gënjeshtër të konfirmuar, dhe ai ende nuk e ka marrë seriozisht këtë akt sabotazhi. Mos harroni, vetë Trump i bëri thirrje Rusisë për të hakuar e-mailet e Clinton.

Dhe sipas një raporti nga “ThinkProgress”, Trump tërhoqi publikisht vëmendjen tek materiali i rrjedhur nga WikiLeaks – që e mori atë nga Rusia, sipas aktakuzës së Mueller – më shumë se 100 herë gjatë fushatës.

Ne nuk e dimë sa ndikim ka pasur ky sabotim. Por, siç thotë strategu demokrat Simon Rosenberg, përtej fakti që shumë vota u zhvendosën drejtpërdrejti nga njëra anë në tjetrën, punimet normale të konventës së demokratëve, u pamundësuan nga sulmi kibernetik në një moment kritik, i cili duhej të kishte pasur një lloj ndikimi serioz.

PËRSHTATI: TIRANA TODAY

Tags: e ndihmoipresidentPutininrusishperblentë zgjidhejTrump

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
‘Peshqit e mëdhenj’/Pas Lu-së flet ambasadori britanik: S’ka shumë, por duhen goditur

‘Peshqit e mëdhenj’/Pas Lu-së flet ambasadori britanik: S’ka shumë, por duhen goditur

Basha: Rama të lirojë 11 pengjet kuksianë, të martën vijojnë protestat

Busti i Arbnorit/Basha: Do na kujtojë se në fund të tunelit ka dritë

Pse BE-ja po i përkulet tani dëshirave të Kinës?

Pse BE-ja po i përkulet tani dëshirave të Kinës?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë
Sport

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

by mirseda
15:11 | 14/03/2026
0

Burnley pret në shtëpi Bournemouth, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Ashtu siç e paralajmëroi, trajneri...

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

14:31 | 14/03/2026
“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

14:06 | 14/03/2026
E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

14:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com