Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump ofendoi gazetarin, CNN ngre padi ndaj Presidentit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trump ofendoi gazetarin, CNN ngre padi ndaj Presidentit

CNN-i ka ngritur një padi kundër administratës së Presidentit Donald Trump me anë të së cilës ka kërkuar që t’i rikthehen kredencialet korrespondentit të Shtëpisë së Bardhë, Jim Acosta.

Shtëpia e Bardhë ia kishte hequr gazetarit Acosta kredencialet javën e kaluar. Rrjeti televiziv e depozitoi padinë të martën në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit.

“Heqja e gabuar a kredencialeve shkel të drejtat e CNN-it dhe Jim Acostas për lirinë e shtypit, parashikuar në Amendamentin e Parë (të Kushtetutës) dhe të drejtat e tyre për procesin e duhur, parashikuar nga Amendamenti i Pestë”, thuhet në një deklaratë të CNN-it.

“Ne i kemi kërkuar kësaj gjykate të lëshojë menjëherë një urdhër për kthimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të kredencialeve për Jim-in”.

Acosta është një nga gazetarët më të njohur të CNN-it. Ai ka një reputacion për pyetje të forta ndaj Presidentit Trump dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Javën e kaluar, administrata e Presidentit Trump pezulloi “kredencialet e përhershme” të gazetarit në Shtëpinë e Bardhë. Pezullimi u bë, pasi zoti Acosta e sfidoi portretizimin që i ka bërë zotit Trump karvanin me imigrantë nga Amerika Qendrore duke e quajtur një “pushtim”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin akuzuar gjithashtu gazetarin Acosta se “kishte prekur” një ndihmëse të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e cila po përpiqej t’ia merrte mikrofonin nga duart gjatë shkëmbimit me Presidentin. Videoja nga ai moment tregon se Acosta nuk ishte agresiv me ndihmësen e shtypit.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë tha të martën se “mbështet me forcë synimin e CNN-it për të kërkuar rikthimin e kredencialeve të lëshuar nga Shërbimi Sekret që Shtëpia e Bardhë as nuk duhet t’ia kishte hequr”.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka asnjë punë që të zgjedhë arbitrarisht se cilët gazetarë e mbulojnë atë”, tha Presidenti i Shoqatës, Olivier Knox.

Në një deklaratë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders e shpërfilli padinë, duke e quajtur atë “një tjetër përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga ana e CNN-it” dhe tha se Shtëpia e Bardhë i qëndron vendimit për t’i hequr kredencialet zotit Acosta.

Që kur hyri në skenën politike në vitin 2015, zoti Trump vazhdimisht ka sulmuar verbalisht gazetarët dhe rrjetet mediatike që i sheh si të padrejtë ndaj tij. Një nga emërtimet më të ashpra që ai ka përdorur ndaj tyre është kur i ka quajtur “armiq të popullit”./VOA/

Tags: CNNgazetarinndajngreofendoipadiPresidentitTrump

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Bayerni në krizë, drejtuesit mendojnë për francezin e ‘Championsit’

Bayerni në krizë, drejtuesit mendojnë për francezin e ‘Championsit’

Kopjuan në provim, Ardi Veliu i shpall të pavlefshme rezultatet e testimit të policëve

Kopjuan në provim, Ardi Veliu i shpall të pavlefshme rezultatet e testimit të policëve

Zbardhen porositë e Lleshit për policinë e Shkodrës

Zbardhen porositë e Lleshit për policinë e Shkodrës







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com