Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump: Ne nuk duam luftë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Trump: Ne nuk duam luftë

Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Soleimani, në botë është rritur shqetësimi për rrezikun e një lufte të re të Gjirit. Presidenti Trump përpiqet të qetësojë, por nga ana tjetër forcon prezencën ushtarake në Irak.

Pas vrasjes së kryegjeneralit iranian, Ghasem Soleimani në një sulm amerikan me drone, presidenti amerikan, Donald Trump siguron, se ai nuk dëshiron një luftë të re me Teheranin. „Ne kemi negociuar për ta ndalur luftën”, tha Trump para gazetarëve në Florida. „Ne nuk kemi negociuar për të filluar luftën.” SHBA dëshiron paqen, partneritetin dhe miqësinë me vendet e tjera.

Uashingtoni nuk synon ndryshimin e regjimit në Iran. Por SHBA bën gjithçka për të mbrojtur diplomatët, ushtarët dhe qytetarët e vet. „Jam i gatshëm dhe i përgatitur për të marrë të gjitha masat e nevojshme, e kjo në veçanti lidhet me Iranin”, tha Trump.

Sipas presidentit amerikan, Soleimani ka qenë në mbarë botën „terroristi Nr.1″ dhe ka punuar për plane „të errëta” sulmesh kundër objektivave amerikane. „Ne e zumë atë në flagrancë dhe e eliminuam”, tha presidenti amerikan.

Arkitekti i rritjes së influencës së Teheranit

Komandanti i brigadave famëkeqe Al-Kuds të Gardave të Revolucionit u vra natën e së premtes në një sulm amerikan me drone, jo larg aeroportit të Bagdadit.

62 vjeçari konsiderohej si figura më e fuqishme pas kreut klerikal Ayatollah Khamenei dhe si arkitekti i rritjes së influencës ushtarake të Iranit në Lindjen e Afërt.

Khamenei e kërcënoi Uashingtonin me „hakmarrje të madhe”. Ministri i Jashtëm, Mohamad Dshavad Sarif e konsideroi vrasjen e Soleimanit „një shkallëzim idiot” „dhe ekstremisht të rrezikshëm”. Dhjetëra mijëra vetë në Teheran morën pjesë pas faljes të së premtes në mitingje kundër SHBA.

Të shtunën mijëra vetë në Bagdad morën pjesë në një ceremoni mortore pas vrasjes së Soleimanit. Varrimi i iranianëve të vrarë zhvillohet në mbrëmje, kurse ai i Soleimanit të martën në qytetin e lindjes, Kerman.

Paralajmërime nga bota

Në mbarë botën është rritur shqetësimi për një shkallëzim të ri të situatës në Lindjen e Afërt pas sulmit amerikan. Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bëri thirrjeve krerëve botërore për „vetëpërmbajtje maksimale”, dhe theksoi se bota „nuk mund t’ia lejojë vetes një luftë të re në Gjirin Persik.”

I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se duhet ndalur „spiralja e dhunës” në Irak, „para se të dalë nga kontrolli.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) paralajmëroi nga një ashpërsim i tensioneve në Lindjen e Afërt. „Operacioni ushtarak i SHBA pason pas një serie provokimesh të rrezikshme të Iranit. Por përmes këtij aksioni nuk është bërë më e lehtë ulja e tensioneve”, shkroi Maas në Twitter. Tani duhet ndalur një shkallëzim i mëtejshëm që „e ndez zjarrin në të gjithë rajonin.”

Bundeswehr ndal trajnimin në Irak

Bundeswehr, ushtria gjermane për shkak të zhvillimeve në rajon ka ndalur trajnimin e forcave kurde të sigurisë dhe atyre të qeverisë qendrore në Irak.

Një vendim i tillë në shtabin qendror të koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër IS-it, të ashtuquajturit Shteti Islamik, është marrë për të mbrojtur forcat tona, bëri të ditur komandoja e misionit të Bundeswehrit për Komisionin e Mbrojtjes në Bundestag. Më parë në Irakun qendror ishin forcuar masat e sigurisë.

Shtabi qendror i koalicionit kufizoi lëvizjet në terren dhe në ajër. Në kontigjentin gjerman në misionin ndërkombëtar kundër IS-it ndodhen 415 burra dhe gra.

Të shtunën në mëngjes, ushtria amerikane, sipas një raporti të televizionit shtetëror iranina sulmoi një objektiv tjetër të milicëve Hashed Al-Shaabi në Irak.

Operacioni ushtarak në veri të Bagdadit drejtohej sipas të dhënave kundër një komandanti të grupimeve proiraniane. Por po të shtunën SHBA e kanë hedhur poshtë lajmin, se ka pasur një sulm të ri.

“Nuk ka pasur asnjë sulm të SHBA apo aleancës”, tha zëdhënësi i koalionit kundër IS-it, i drejtuar nga SHBA, Myles Caggins për agjencin e lajmeve, AFP. /DW

Tags: gjenerallufteTrumpvrasje

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
Pas funeralit të gjeneralit, sulmohet Ambasada e SHBA-ve në Bagdad

Pas funeralit të gjeneralit, sulmohet Ambasada e SHBA-ve në Bagdad

Çfarë do të thotë të integrohesh në Gjermani

Çfarë do të thotë të integrohesh në Gjermani

Kryemadhi: Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike

Kryemadhi: Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com