Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mori pjesë në konventën e Partisë Republikane, që u zhvillua në Karolinën e Veriut.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut të pranishëm dhe të përdoruesve të mediave sociale, nuk ishte fjalimi i tij 90 minutësh, por fakti se Trump kishte veshur pantallonat mbrapsht, shkruan News.com.
Gjatë fjalës së tij, Trump hodhi sërish akuza në lidhje me zgjedhjet presidencale të zhvilluara më 3 nëntor të vitit 2020 ku ai doli humbës, duke insistuar se procesi zgjedhor u manipulua.
Megjithatë, kjo pjesë u la në hije, pasi përdoruesit e mediave sociale ishin të bindur se ish-presidenti i kishte veshur mbrapsht pantallonat.
“Të tjerët po e vërejnë këtë, Donald Trump mbajti fjalimin e tij të madh por i kishte veshur mbrapsht pantallonat. Shikoni afër dhe më thoni që jam gabim.”, shkroi në Twitter, ish zyrtari i administratës Obama, Brandon Friedman.
Others are noting this, but it can’t be shared enough: Donald Trump gave his big speech today with his pants on backwards. Look close and tell me I’m wrong.pic.twitter.com/sRsoJVfyf8
— Brandon Friedman (@BFriedmanDC) June 6, 2021