E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Trump mban fjalimin, rrjetet sociale: Kishte veshur pantallonat mbrapsht

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mori pjesë në konventën e Partisë Republikane, që u zhvillua në Karolinën e Veriut.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut të pranishëm dhe të përdoruesve të mediave sociale, nuk ishte fjalimi i tij 90 minutësh, por fakti se Trump kishte veshur pantallonat  mbrapsht, shkruan News.com.

Gjatë fjalës së tij, Trump hodhi sërish akuza në lidhje me zgjedhjet presidencale të zhvilluara më 3 nëntor të vitit 2020 ku ai doli humbës, duke insistuar se procesi zgjedhor u manipulua.

Megjithatë, kjo pjesë u la në hije, pasi përdoruesit e mediave sociale ishin të bindur se ish-presidenti i kishte veshur mbrapsht pantallonat.

“Të tjerët po e vërejnë këtë, Donald Trump mbajti fjalimin e tij të madh por i kishte veshur mbrapsht pantallonat. Shikoni afër dhe më thoni që jam gabim.”, shkroi në Twitter, ish zyrtari i administratës Obama, Brandon Friedman.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...

Hodhi çantën nga dritarja e lokalit sapo pa RENEA-n, pranga 27-vjeçarit

Kontrollet e befasishme të RENEA-s në Fier për kapjen e personave në kërkim, janë finalizuar me arrestimin e një të riu. Në pranga është...