Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump lë FBI-në “pa shtëpi”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump lë FBI-në “pa shtëpi”

Njoftimet se qeveria federale po tërhiqet nga projekti për ndërtimin e selisë së re të FBI-së zbulojnë konfliktet e pakapërcyeshme të zotit Trump me Agjencinë e Shërbimeve, FBI-në dhe kompaninë Vornado.

Agjencia qeveritare e Shteteve të Bashkuara, që menaxhon ndërtesat e qeverisë federale, pritet të njoftojë të martën se do të heq dorë nga përpjekja e debatueshme një dekadëshe për ndërtimin e selisë së re të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.

Ky vendim vjen tre vjet pasi Agjencia e Shërbimeve zgjodhi tre vende të mundshme në periferi të Uashingtonit për ndërtimin e një kampusi të ri të sigurt për 11000 punonjës të FBI-së.

Aktualisht vetëm rreth gjysma e këtyre punonjësve punojnë në ndërtesën J. Edgar Hoover në Pensilvania Avenue (Uashington). Pjesa tjetër e punonjësve është e shpërndarë në një numër vendesh të tjera, duke rritur koston e operimit dhe duke vështirësuar përpjekjet e tyre për të përmbushur në mënyrë efikase objektivat e FBI-së.

Vendndodhja e ndërtesës në qendër të Uashingtonit gjithashtu ngre shqetësime për sigurinë. Policia e FBI-së patrullon jashtë ndërtesës, vazo të rënda betoni rrethojnë ndërtesën, ndërkohë që banorët dhe turistët mund të ecin pranë dyerve të ndërtesës gjatë gjithë orëve të ditës.

Një nga synimet e përmendura për objektin e ri ishte përmirësimi i nivelit të sigurisë, ngjashëm me objekte të tjera qeveritare si Pentagoni dhe selia e CIA-s, me një perimetër të sigurt që ndan publikun nga ndërtesa.

Një seli e re e FBI-së gjithashtu do të përmirësonte kushtet e punës në krahasim me ato në ndërtesën Hoover, e cila u hap në vitin 1974 dhe tani në disa pjesë të sipërme është e mbështjellë me rrjeta metalike për të shmangur rënien e copave të betonit në trotuar.

Projekti me një kosto prej afro 2 miliardë dollarësh u përball me kundërshtime nga Kongresi, i cili nuk kishte miratuar fondet për atë. Pjesë e projektit ishte edhe riparimi i ndërtesës Hoover.

Agjencia e Shërbimeve tashmë kishte marrë oferta nga kompanitë për projektin dhe përfundimisht pritej të zgjidhte fituesin e projektit, një proces që kishte ngritur shqetësime rreth lidhjeve midis familjes së Presidentit Donald Trump dhe kompanive të përfshirë në tenderë.

Tags: Donald TrumpFBIseliSHBAshtepi

TË LIDHURA

Mijëra banorë të Gazës rikthehen në shtëpi pas tërheqjes së ushtrisë izraelite
Bota

Mijëra banorë të Gazës rikthehen në shtëpi pas tërheqjes së ushtrisë izraelite

16:55 | 10/10/2025
Netanyahu: Forcat izraelite do të qëndrojnë në Gaza derisa Hamasi të …
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do të qëndrojnë në Gaza derisa Hamasi të …

14:58 | 10/10/2025
“U tërhoqëm!/ Ushtria e Izraelit jep lajmin: Armëpushimi hyri në fuqi!
Bota

“U tërhoqëm!/ Ushtria e Izraelit jep lajmin: Armëpushimi hyri në fuqi!

12:14 | 10/10/2025
Next Post
Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

Patozi: Pse 22 korriku është më i rëndësishëm se 25 qershori për Lulzim Bashën

Vihet në lëvizje grupi anti-Basha

Denoncoi mbi mbetjet e rrezikshme, dalin pamjet e dhunimit të gazetarit investigativ (VIDEO)

Dhunoi gazetarin investigativ, shpallet në kërkim administratorja e firmës







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Mijëra banorë të Gazës rikthehen në shtëpi pas tërheqjes së ushtrisë izraelite
Bota

Mijëra banorë të Gazës rikthehen në shtëpi pas tërheqjes së ushtrisë izraelite

by mirseda
16:55 | 10/10/2025
0

Pas dy viteve lufte, me shpresën për t’u kthyer në shtëpi, mijëra palestinezë të zhvendosur u nisën...

Vendimi i GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimin e Ilir Metës më 17 tetor

Vendimi i GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimin e Ilir Metës më 17 tetor

16:38 | 10/10/2025
Ndeshja me Serbinë, Sylvinho në konferencë për shtyp

Ndeshja me Serbinë, Sylvinho në konferencë për shtyp

16:36 | 10/10/2025
Punime në aksin Vorë-Ura e Dajlanit/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi drejt Durrësit

Punime në aksin Vorë-Ura e Dajlanit/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi drejt Durrësit

15:07 | 10/10/2025
Ish-deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar në Presidencë

Ish-deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar në Presidencë

15:01 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com