Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënësit demokrat

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënësit demokrat

Debatet rreth ankesës së një informatori mbi bisedën telefonike të Presidentit Donald Trump me homologun e tij të Ukrainës, kanë marrë një zhvillim të ri me kërkesën e Trump për dorëheqjen e një ligjvënësi kyç të lidhur me këtë çështje. Trump pretendon se Adam Schiff, kryetari demokrat i komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i kishte keqinterpretuar fjalët e tij gjatë një seance të Kongresit të enjten.

Zhvillimet pasojnë ankesën e një informatori që pretendon se Trump i kishte kërkuar ndihmë Presidentit të ri të Ukrainës gjatë bisedës telefonike më 25 korrik për të kërkuar informacion inkriminues për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter. Informacioni do të dëmtonte potencialisht të ardhmen e Biden për t’u bërë kandidati zyrtar i demokratëve për të sfiduar Trump në vitin 2020.

Trump bëri thirrje të premten për dorëheqjen e zotit Schiff, të cilin e akuzon për keqinterpretimin gjatë një seance të ditës së enjte të arsyeve mbi vonesën e administratës në paraqitjen e ankesës së informatorit, Kongresit.

“Ai gjoja po lexonte variantin e saktë të zbardhur të bisedës, por ai i ndryshoi tërësish fjalët në mënyrë që të tingëllonte si diçka e tmerrshme dhe që unë të dukesha fajtor”, shkruante presidenti Trump në një postim në Twitter. “Ndaj Adam Schiff gënjeu Kongresin dhe u përpoq të mashtrojë publikun. Bëj thirrje që ai të japë dorëheqjen menjëherë bazuar në këtë mashtrim!”, shkruan Trump.

Në fjalën e hapjes gjatë seancës të së enjtes zoti Schiff tha se ankesa është “prova më e gjallë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkelur betimin e bërë për pozitën që mban”.

Zoti Schiff tha se ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u përpoq ta bëjë për vete Trump gjatë bisedës telefonike, përgjigja e presidentit siç tha ai “ishte si përgjigjja e një organizate klasike të krimit të organizuar” duke vazhduar më tej me interpretimin e tij të fjalëve që kishte thënë Trump gjatë bisedës. Në një intervistë të premten për rrjetin televiziv MSNBC zonja Pelosi tha se zoti Barr, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend “është një mashtrues” lidhur me mënyrën se si e kishte trajtuar ankesën.

Në një dokument të publikuar këtë javë nga Shtëpia e Bardhë me bisedën e zbardhur mes dy presidentëve shkruhet se Trump i kishte kërkuar Presidentit Volodymyr Zelenskiy që të punojë me Barr dhe avokatin e tij personal Rudy Giuliani për të hetuar zotin Biden dhe djalin e tij.

Zonja Pelosi akuzoi Barr se ishte pjesë e një “fshehjeje” të telefonatës bashkë me Shtëpinë së Bardhë. “Mendoj se ajo që ata po bëjnë është mbulimi i asaj çka fshehën”, tha zonja Pelosi. Të enjten, përpara se të largohej nga Nju Jorku ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump u tha disa anëtarëve të stafit amerikan në OKB se ai kërkon të dijë se kush ia dha informacionin informatorit. Trump tha se kushdo që e ka bërë këtë “ishte pothuaj një spiun” dhe se “në kohërat e vjetra spiunët trajtoheshin ndryshe” siç shkruante gazeta The New York Times. /VOA

Tags: demokratdoreheqjeligjvenesTrump

TË LIDHURA

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës
Bota

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

13:12 | 11/03/2026
Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë
Bota

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

12:37 | 11/03/2026
Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës
Bota

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

10:02 | 11/03/2026
Next Post
Pacientët e hemodializës pa shërbim, spitali i Gjirokastrës në kushte të mjerueshme

Pacientët e hemodializës pa shërbim, spitali i Gjirokastrës në kushte të mjerueshme

Skema e rimbursimit të ilaçeve, mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta

Skema e rimbursimit të ilaçeve, mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta

Rudina Hajdari bën ‘për një lek’ Metën, tregon skenarin: Zgjedhjet do shtyhen me një muaj

“Venecia”, Rudina Hajdari reagon pas draft-raportit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës
Bota

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

by mirseda
13:12 | 11/03/2026
0

Forcat ukrainase kanë goditur një nga fabrikat më të rëndësishme ushtarake të Rusisë, sipas deklaratës së presidentit...

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

12:53 | 11/03/2026
Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

12:37 | 11/03/2026
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com