Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump e ka shndërruar Amerikën në një Perandori të së Keqes

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Trump e ka shndërruar Amerikën në një Perandori të së Keqes

Nga Alexei Bayer “The Globalist”

Në shumë aspekte, Berlini është një monument i madhështisë amerikane. Pas Luftës së Dytë Botërore, ishin amerikanët ata që besonin se Gjermania mund të ringrihej si një vend i lirë dhe paqësor, dhe ata ishin të vendosur të garantonin që kjo të ndodhte.

Sot, kryeqyteti gjerman është një metropol i bukur, ndërkombëtar, i gjallë, pikërisht për shkak të përpjekjeve amerikane. Në Berlin, falë Mikhail Gorbaçov dhe Xhorxh.H.W.Bush, lindi prej ribashkimit të Gjermanisë, një industri e tërë turistike e Murit. Foto të shumta bardh e zi, janë vendosur në qendër të qytetit, ku amerikanët cilësohej si heronj.

Një nga fotot e veçanta është e Xhon F.Kenedit, që në qershorin e vitit 1963, zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Berlin, e cila rezonon ende në kujtesën kolektive të qytetit. Ai ishte momenti kur mbajti fjalimin e tij të famshëm “Ich bin ein Berliner” (Unë jam sot një berlinez).

Amerikanët e mbrojtën Berlinin Perëndimor dhe popullin e tij, si dhe u dhanë shpresa berlinezo-lindorëve se pavarësisht represionit me të cilën po përballeshin, një ditë do të ishin të lirë. Dhe sigurisht, stacionet e “trenit të lirisë”, përfshinë Urën Ajrore të Berlinit në vitin 1948 dhe fjalimin madhështor të Ronald Reganit që kulmoi me fjalën: Zoti Gorbaçov, rrëzojeni këtë mur!” në qershorin e vitit 1987.

Ky rekord historik, kontraston shumë me atë të presidentit aktual Donald  Trump. Ky president po turpëron jo vetëm vendin e tij, por historinë e SHBA-së dhe rekordin e saj si një fanar i lirisë dhe demokracisë. Gjatë fushatës të tij presidenciale në vitin 2016, Donald Trump tha: “Rusi, shpresoj të jesh në gjendje të gjesh 30.000 e-mailet që mungojnë.”

Me këtë fjali, Trump nuk po ftonte thjesht një autokraci armiqësore, që të sabotonte demokracinë amerikane. Siç e dimë tanimë, ai po çonte Shtetet e Bashkuara në anën e “djemve të këqij”. Që nga zgjedhja e Trumpit si president, shenjat se vendi është bërë një aktor negativ, po shumëfishohen çdo ditë.

Në samitin e G20-ës në Osaka, Trump u argalis me diktatorët e pamëshirshëm dhe të korruptuar, nga Vladimir Putin i Rusisë, tek Muhamed Bin Salman i Arabisë Saudite që akuzohet për vrasje, teksa ka kritikuar aleatët perëndimorë. Pas takimit, ai nxitoi për në Zonën e Demilitarizuar në Gadishullin Korean, për t’ju përulur me respekt një tirani gjakatar.

Kjo e fundit ishte edhe më e habitshme, teksa Donald Trumpi nuk e di në thelb se çfarë është përulësia. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, Donald Trump e “do” Korenë e Veriut për një arsye shumë të veçantë. Njerëzit atje, duhet aktualisht të durojnë të tretin e dinastisë Kim, që sundon brutalisht vendin e tyre. Por Trump, e ka një risi në modelin e tij të autokracisë.

Ndërsa në këto vende, janë djemtë ata që zëvendësojnë udhëheqësit e vjetër, Trump duket se po sponsorizon ngjitjen në pushtet të vajzës së tij Ivanka. Kjo ishte mëse e qartë gjatë samitit të fundit të G20-ës në Osaka, ku Ivanka nuk ishte më e ndryshme nga shpurat e tjera nepotike, në vendet pa tradita demokratike.

Ndërkohë në SHBA, Trump po i trajton pa mëshirë refugjatët që kërkojnë siguri dhe liri, duke i mbyllur nëpër kampe. Disa roje kufitare janë kapur, duke drejtuar një faqe të fshehtë në Facebook, të mbushur plot urrejtje ndaj emigrantëve, çka është pararendëse e krijimit të një skuadre vdekjeje.

Ka ende nga ata që shpresojnë që kur Trumpi të largohet nga Shtëpia e Bardhë, do të rikthehet edhe Amerika e dikurshme. Por ata thjesht po gënjejnë veten. Një pjesë e establishmentit politik po mbështet Duçen e SHBA-së nga sistemi i kontrollit dhe balancave, teksa është vënë në lëvizje një makineri propagandistike, për të lavdëruar “urtësinë” e çdo deklarate të tij.

Që një njeri të krenohet se ka ide të përbashkëta me Putinin, dhe që përndjek gazetarët kritikë, kjo flet shumë rreth prirjeve tejet jo-liberale, në mesin e një numri të madh të popullsisë amerikane. Tashmë po formohet një Aks i ri i të Keqes, dhe për habinë e shumicës së njerëzve

në mbarë botën, në qendër të tij është pikërisht Uashingtoni./ Tirana Today 

Tags: AmerikaDonald TrumpPerandori të së Keqes

TË LIDHURA

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore
Bota

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit
Bota

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet
Bota

Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

18:07 | 11/02/2026
Next Post
Gazetari i njohur nxjerr prapaskenat e rënda të Berishës e Metës

Gazetari i njohur nxjerr prapaskenat e rënda të Berishës e Metës

Polonia kritikon BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Polonia kritikon BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Moderatorja shqiptare flet për martesën e dytë, habit me kushtet

Moderatorja shqiptare flet për martesën e dytë, habit me kushtet







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com