Pasditen e sotme, në qytetin e Tropojës, ka humbur jetën një elektricist. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rragan.
Elektricisti F.H, 32 vjeç dhe banues në Luzhë u dërgua pa shenja jete në spitalin e Tropojës.
Korrenti e ka zënë elektricistin në momentin që po rregullonte një defekt në elektrik. Rryma e lartë elektrike i ka marrë jetën menjëherë elektricistit 32-vjeçar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.