Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tronditëse/Në Indi gjenden qindra trupa të groposur, ja çfarë thonë autoritetet

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Tronditëse/Në Indi gjenden qindra trupa të groposur, ja çfarë thonë autoritetet

India është bërë shteti i parë në botë, që ka regjistruar një numër rekord të infektuarish brenda një dite. Spitalet në Indi janë duke u përballur me vështirësi, pasi ka mungesë të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor. Sikur të mos mjaftonte kjo, një ngjarje horror është raportuar një ditë më parë nga mediat e huaja, ku mësohet se janë gjetur qindra trupa të groposur, përgjatë brigjeve të një lumi.

Policia ka nisur hetimet pas zbulimit të qindra njerëzve të varrosur në brigjet e lumit Ganges. Duke marrë shkas edhe nga situata pandemike, menjëherë janë nxitur spekulimet në mediat sociale se trupat e gjetur ishin viktima të COVID-19. “Ne jemi këtu për ti ndihmuar, që të kryeni ritet e fundit”, janë shprehur autoritetet. Trupat u ekspozuan për shkak të shirave që përfshinë zonën.

Ata ishin të mbuluar me pëlhurë e groposur në brigjet e lumit që ndodhet në Prayagraj, një qytet në shtetin Uttar Pradesh. Por ndryshe nga çfarë është aluduar, këtë tezë e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike zëdhënësi i qeverisë së shtetit, Navneet Sehgal. Ai ka mohuar njoftimet e medias lokale, se në dy javët e fundit ishin gjetur më shumë se 1.000 trupa njerëzish që kishin vdekur si pasojë e COVID-19.

“Vë bast që këto trupa nuk kanë asnjë lidhje me COVID-19”, tha ai. Navneet Sehgal shtoi më tej se disa fshatarë nuk i djegin të vdekurit e tyre, siç është zakon, por për shkak të një tradite hindu, në ngjarje të rëndësishme fetare, ata i hedhin trupat në lumenj ose gërmojnë varre në brigjet e tyre. K.P. Singh, një oficer i lartë policie, tha se autoritetet kishin caktuar një hapësirë për djegien e trupave të atyre që kanë vdekur nga COVID-19, dhe se policia nuk po lejonte më asnjë varrim në bregun e lumit. Ai shtoi se autoritetet shtetërore Sehgal kanë gjetur “një numër të vogël” trupash në brigjet e lumit, por pa dhënë asnjë shifër.

Vendi me mbi 1.3 miliardë banorë është goditur nga vala e tretë vdekjeprurëse e COVID-19. Kujdesi shëndetësor është mjaft i dobët, teksa po lufton për bombolat e oksigjenit dhe shtretër për pacientët me sëmundje kritike.

Tags: COVID-19indipoliciatrupa te vdekurviktima

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese
Bota

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Next Post
Paraqitet i plagosur në spitalin e Matit, policia jep detajet për 85-vjeçarin

Paraqitet i plagosur në spitalin e Matit, policia jep detajet për 85-vjeçarin

Amerika nuk mund t’i falë më gabimet e Izraelit

Amerika nuk mund t’i falë më gabimet e Izraelit

‘Pseudo pandemia’/ Manjani nxjerr Kushtetutën

"Basha ik" se as ty s'të mundim dot, Manjani: Duhet të mësohemi me konkurrencën







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com