E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Amerika nuk mund t’i falë më gabimet e Izraelit

Nga Bernie Sanders “The NewYork Times”

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.” Këto janë fjalët që kemi dëgjuar nga administratat demokratike dhe republikane sa herë që qeveria e Izraelit, me fuqinë e saj të madhe ushtarake, u kundërpërgjigjet sulmeve me raketa nga Gaza.

Le të jemi të qartë. Askush nuk po thotë që Izraeli, apo çfarëdolloj qeverie në botë, nuk ka të drejtë të vetëmbrohet apo të mbrojë njerëzit e saj. Por atëherë, pse përsëriten këto fjalë vit pas viti, dhe luftë pas lufte? Dhe pse nuk është ngritur thuajse në asnjë rast pyetja:“Cilat janë të drejtat e popullit palestinez?”

Edhe pse duket sikur ne vëmë re vetëm dhunën ndaj Izraelit, dhe jo edhe atë ndaj Palestinës?Në këtë moment krize, Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë nga palët në konflikt një armëpushim të menjëhershëm. Gjithashtu, ne duhet të kuptojmë se ndërsa Hamasi qëllon me raketa mbi komunitetet izraelite çka është absolutisht e papranueshme, konflikti i sotëm nuk filloi me ato raketa.

Familjet palestineze në lagjen Sheik Jarrah në Jeruzalem, kanë jetuar për shumë vite nën kërcënimin e dëbimit nga shtëpitë e tyre, duke u përballur me një sistemi ligjor të krijuar për ta lehtësuar zhvendosjen e tyre të detyruar.

Dhe gjatë javëve të fundit, kolonët ekstremistë izraelitë i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për t’i dëbuar ata. Tragjikisht, këto dëbime janë vetëm një pjesë e një sistemi më të gjerë të shtypjes politike dhe ekonomike mbi palestinezët.

Ne kemi parë për vite me radhë një thellim të pushtimit izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, dhe një bllokadë të vazhdueshme në Gaza, e cila ua ka bërë gjithnjë e më të vështirë jetën palestinezëve atje. Në Gaza, zonë ku banojnë rreth 2 milionë njerëz, 70 për qind e të rinjve janë të papunë, dhe kanë pak shpresë për të ardhmen.

Më tej, kemi parë punën e qeverisë së Benjamin Netanjahut për të margjinalizuar dhe demonizuar qytetarët palestinezë të Izraelit, duke ndjekur politika që synojnë të përjashtojnë çdo lloj mundësie për një zgjidhje të konfliktit me krijimin e 2 shteteve,dhe të miratojë ligje që kanë çimentuar pabarazinë sistematike midis qytetarëve hebrenj dhe atyre palestinezë të Izraelit.

Asnjë nga këto veprime nuk i justifikon sulmet e armatosura të Hamasit, të cilat janë një përpjekje për të shfrytëzuar trazirat në Jeruzalem, apo dështimet e një Autoritetit Palestinez të korruptuar dhe joefektiv, që së fundmi shtyu sërish datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, për herë të parë që nga vitit 2006.

Por fakti është se Izraeli mbetet një autoritet i vetëm sovran në tokën e Izraelit dhe Palestinës. Dhe në vend se të përgatitet për paqe dhe drejtësi, ai e ka çimentuar kontrollin e tij të pabarabartë dhe jodemokratik të këtyre territoreve.

Për më shumë se një dekadë të sundimit të tij të djathtë në Izrael, Netanjahu ka kultivuar një lloj nacionalizmi gjithnjë e më intolerant, autoritar dhe racist. Në përpjekjen e tij të furishme për të qëndruar me çdo kusht në pushtet, dhe për të shmangur ndjekjen penale

Lexo edhe :   Vaksinat/ SHBA do të blejë dhe shpërndajë 500 milion doza të vaksinës Pfizer

për akuzat e korrupsionit, Netanjahu i ka legjitimuar këto forca, përfshirë Itamar Ben Gvir dhe partinë e tij ekstremiste Fuqia Hebreje, duke i bërë pjesë të kabinetit qeveritar.

Është tronditës dhe trishtues fakti, që turmat raciste që sulmojnë aktualisht palestinezët në rrugët e Jeruzalemit, kanë aktualisht përfaqësim në Knesset, parlamentin izraelit. Këto prirje të rrezikshme nuk janë unike për Izraelin. Në të gjithë botën, në Evropë, Azi, Amerikën e Jugut dhe këtu në Shtetet e Bashkuara, ne kemi parë ngritjen e lëvizjeve të ngjashme autoritare nacionaliste.

Këto lëvizje shfrytëzojnë urrejtjen etnike dhe racore,për të forcuar më shumë pushtetin e disa politikanëve të korruptuar, sesa për të sjellë zhvillim, drejtësi dhe paqe për shumë njerëz. Gjatë 4 viteve të fundit, këto lëvizje kishin një mik në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe :   SHBA heq sanksionet kundër disa shtetasve dhe kompanive iraniane

Njëherazi, ne po shohim lindjen e një brezi të ri aktivistësh që duan të ndërtojnë shoqëri bazuar në nevojat njerëzore dhe barazinë politike. Ne i pamë këta aktivistë në rrugët e SHBA-së verën e vitit të kaluar pas vrasjes së George Floyd. Tani po i shohim në Izrael. Por edhe në territoret palestineze.

Me një president të ri, Shtetet e Bashkuara kanë tashmë mundësinë të zhvillojnë një qasje të re ndaj botës, të bazuar tek drejtësia dhe demokracia. Pavarësisht nëse i ndihmon vendet e varfra që të marrin vaksinat e nevojshme anti-Covid, apo drejton botën në luftën kundër ndryshimit të klimës, si dhe luftën për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë globin, SHBA duhet të udhëheq i duke promovuar bashkëpunimin dhe jo konfliktin.

Në Lindjen e Mesme, ku ne i japim gati 4 miliardë dollarë ndihmë në vit Izraelit, nuk mund të jemi më pak tolerues ndaj qeverisë së krahut të djathtë të Netanjahu, dhe sjelljes së saj jodemokratike dhe raciste.

Ne duhet të ndryshojmë kurs dhe të adoptojmë një qasje të barabartë, e cila mbështet dhe forcon ligjin ndërkombëtar në lidhje me mbrojtjen e civilëve, si dhe ligjin ekzistues në SHBA, që parashikon se ndihma ushtarake amerikane nuk duhet të lejojë abuzime me të drejtat e njeriut.

Kjo qasje, duhet të pranojë faktin se Izraeli ka të drejtën e tij absolute për të jetuar në paqe dhe siguri, por e njëjta gjë vlen edhe për palestinezët. Unë besoj fuqimisht se Shtetet e Bashkuara kanë një rol të madh për të luajtur në ndihmën ndaj izraelitëve dhe palestinezëve për ta ndërtuar atë të ardhme.

Por nëse Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë të jenë vërtet një zë i besueshëm për të drejtat e njeriut në skenën globale, ne duhet të mbështesim në mënyrë të vazhdueshme standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, edhe kur kjo gjë është politikisht e vështirë. Ne duhet ta pranojmë se të drejtat e palestinezëve kanë shumë rëndësi. Vetë jeta e palestinezëve është shumë e rëndësishme.

Shënim:Bernie Sanders, është senatori i Vermontit në Senatin e SHBA-së, disa herë kandidat për president në presidencialet amerikane.

burimi:https://www.nytimes.com/2021/05/14/opinion/bernie-sanders-israel-palestine-gaza.html

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...