Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Trondit Balla: Ka deputetë të mazhorancës që mbështesin Bashën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Trondit Balla: Ka deputetë të mazhorancës që mbështesin Bashën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ishte i pranishëm në takimin me rastin e 30-vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, deputeti i Budestagut Olav Gutting, sipërmarrës dhe organizata gjermane që operojnë në Shqipëri si dhe personalitete të tjera të larta në vend.

Gjatë fjalës së tij, Balla bëri një deklaratë të fortë pasi tha se nga mazhoranca ka deputetë që mbështesin Lulzim Bashën dhe janë kundër hapjes së negociatave.

“Sigurisht që mes deputetëve të Bundestagut ndër 709 që kanë shkuar pas zgjedhjeve të fundit ka dhe deputetë që janë kundër hapjes së negociatave. Për shembull deputetët e AFD janë kundër BE në tërësi. Po ashtu ka tek-tuk edhe ndonjë deputet të koalicionit qeverisës që është shprehur kundër, ndoshta për shkak se beson më shumë kryetarin tonë të opozitës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Evropian,”deklaroi Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

U bënë tashmë 30 vite që kur Shqipëria dhe Gjermania filluan një histori të re miqësie dhe bashkëpunimi ekonomik. Përpara vitit 1988, ndoshta ishte e çuditshme, por edhe pse nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi, këtu në Shqipëri kishte një simpati të paimagjinueshme për Gjermaninë, e formësuar në një tifozëri besnike ndaj ‘die mannschaft’, “Bayern” apo pas viteve ’90 për “Mercedez-Benz”.

Sot pas 30 vitesh, Gjermania është tashmë një vend mik dhe aleat tepër i rëndësishëm për Shqipërinë, një vend që në historinë e zhvillimin ekonomik, politik dhe social të vendit tonë, ka pa dyshim një kontribut tejet të veçantë.

Sot,pas 30 vitesh, jemi në një moment tjetër historik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të anëtarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë punë për tu bërë vend anëtar.

Unë gjej rastin, zonja Ambasadore, zoti Gutting dhe të dashur pjesëmarrës, të falënderoj Gjermaninë dhe Kancelaren Merkel për mbështetjen e fortë gjermane në këtë proces që për ne përfaqëson jetësimin e një ëndrre të vjetër të çdo qytetari shqiptar.

Kam patur shansin edhe në vitin 2014, edhe këtë vit më datë 25 Prill, të jem pjesë e delegacionit të Kryeministrit Rama në Berlin në takimin me Kancelaren dhe në Bundestag.

Shqipëria ka tek Kancelarja Angela Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol të simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Pse jo, ndër vite tashmë të njëjtë me simpatinë për “Die mannschaft”. Në një farë mënyre kjo simpati është shprehur edhe me Emigrimin e parregullt të shumë shqiptarëve, sidomos në vitin 2015. Por kjo nuk është rruga e duhur. Shqipëria, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, është një vend i sigurt origjine dhe tregu gjerman i punës është i hapur për punësimin e ligjshëm për profesione të caktuara, për të cilët ka nevojë jo vetëm Gjermani, por edhe Shqipëria.

Dua të ndaj me ju bindjen se në Qeverinë gjermane dhe në Bundestag-un gjerman ka mbështetje të fortë për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu për vijimin e procesit me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Sigurisht që ka edhe deputetë që janë kundër, ndër 698 anëtarë e Bundestagut. Për shembull deputetët e AFD janë kundër BE në tërësi.

Po ashtu ka tek-tuk edhe ndonjë deputet të koalicionit qeverisës që është shprehur kundër, ndoshta për shkak se beson më shumë kryetarin tonë të opozitës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Europian.

Megjithatë unë jam i tërësisht i bindur se Shqipëria ka një shumicë të mjaftueshme mbështetëse në Bundestagun gjerman dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Procesi i Berlinit është një tjetër investim i drejtpërdrejtë i Kancelares dhe Gjermanisë në rajonin tonë, si pikënisje e një etape të re në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, nxitjes së bashkëpunimit rajonal, përmirësimit të konektivitetit në energji, infrastrukturë, komunikim dhe rritjen e bashkëveprimit dhe shkëmbimeve mes vendeve tona në Ballkanin Perëndimor.

Përgjatë këtyre 30 viteve, që nga viti 1988, Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliardë Euro direkt dhe po kaq indirekt.

Do të dëshiroja të vlerësoja rolin e zyrës së KFW dhe GIZ. Për mua janë shumë të dashur edhe si mbështetës, edhe si partnerë, që janë shumë aktiv në koordinimin e ndihmës së huaj duke marrë rolin e donatorit kryesor bilateral në shumë sektorë të zhvillimit të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e energjisë (që ne e pamë pak më parë); infrastrukturës ujore; arsimit dhe formimit profesional etj.

Disa nga projektet që kanë gjetur mbështetjen e vendit tuaj, që janë strategjike në fakt, kanë qenë: linja e tensionit të lartë Tiranë-Prishtinë dhe Tiranë-Maqedoni; fondi i investimeve sociale; siguria e digave; eficenca e sektorit të energjisë, dhe këtu dua t`ju falënderoj edhe për grantin që keni dhënë për studentët dhe shtëpitë e studentëve; zhvillimi ekonomik-rajonal; promovimi i punësimit dhe arsimimit profesional; migrimi i rregullt,zhvillimet e infrastrukturës ujore në disa nga bashkitë kryesore. Shumë pak bashki kanë ngelur akoma pa u prekur nga ndihma juaj e drejpërdrejtë në këtë sektor. Vetëm në dy vitet e fundit, 2016-2017, janë mbi 100 milionë Euro financime për mbështetjen e programeve të ndryshme zhvillimore në vend.

Gjermania është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian, me një volum shkëmbimesh në masë 464 milionë Euro në vitin 2017.

Janë mbi 190 kompani gjermane prezente në ekonominë shqiptare. Këtu dua të përmend disa histori suksesi, disa prej tyre i kam ndjekur edhe personalisht vetë për të investuar në Shqipëri, si rasti i Forchner Albania, që tashmë po zgjerohet me fabrikën e dytë, apo emra të tjerë prestigjozë si Telekom Albania apo Tirana Bussines Park. Rol të padiskutueshëm këtu natyrisht që luan edhe DIHA (Dhoma Gjermane e Tregëtisë).

Sigurisht që, një sfidë e kemi kur vjen fjala për te investimet e huaja. Stoku i investimeve të huaja gjermane në Shqipëri, në fund të vitit 2017 është vetëm 116 milionë Euro.

Pra, kemi një hapsirë të pafundme për të zgjeruar investimet gjermane. Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare, e jona, për të bërë të mundur që vendi dhe sektorët të jenë atraktivë për kompanitë gjermane.

Gjermania për ne është një vend i madh dhe një partner i rëndësishëm por, mbi të gjitha, është burim lidershipi për ecurinë e qëndrueshme të të gjithë rajonit në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Tags: ballaBashendeputetëmazhorancësmbeshtesintrondit

TË LIDHURA

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”
Aktualitet

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”
Aktualitet

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025
Next Post
Napoli pranë mbrojtësit të Atleticos, Hysaj automatikisht në shitje

Napoli pranë mbrojtësit të Atleticos, Hysaj automatikisht në shitje

Demarkacioni/Veseli: Kaluam dimrin politik, presim korrektësi nga BE-ja

“Heronjtë” e luftës, Veseli: Jam për hetim të listave të veteranëve

Huliganët serbë rrahin keq sulmuesin e kombëtares

Huliganët serbë rrahin keq sulmuesin e kombëtares

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com