Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në aksin rrugor Lezhë-Milot. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, në mobilierinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga ana e grupit hetimor, po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilierinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.