Pas raportimit të shpërthimit me tritol të banesës së kreut të OSHEE në Fushë-Krujë, pronari thotë se kjo ka ndodhur për shkak të detyrës që mban i biri. “Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në banese dhe në automjetin që ndodhej në oborrin e banesës. Shpërthimi na trembi pa masë, jemi të tmerruar. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Dyshojmë se sulmi me lëndë plasëse ka lidhje me detyrën e djalit tim”, ka thënë Xhavit Masha.
Persona ende te paidentifikuar i kane vënë tritolin banesës së shtetasit Xhavit Masha, në orët e para të ditës, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Kryefamiljari mësohet se nuk ka probleme e konflikte me njeri, por dyshohet që tritoli të ketë lidhje me detyrën e të birit te tij, Besnikut, pasi ai është Drejtor i OSHEE për Fushë- Krujën.
https://tiranatoday.com/eksploziv-baneses-se-babait-te-kreut-te-oshee-ne-fushe-kruje/
Informacion paraprak
Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29-vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve, dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.