Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Me tren për në Tiranë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Me tren për në Tiranë

Maqedoni po shikon të gjitha mundësitë se si mund të bëhet një shtet i rëndësishëm në rajon. Ajo po përpiqet që të shfrytëzojë pozitën e saj gjeografike duke dashur të bëhet një korridor dhe udhëkryq rrugësh që lidh vendet e rajonit por dhe më gjerë. Pas marrëveshjeve të shumta më Bullgarinë, Kosovën dhe vendet e tjera në rajon, së fundmi po kërkon që të bashkëpunojë edhe me Shqipërinë. Qeveria e Maqedonisë kërkon mbështetjen e BE-së për realizimin e projektit të ndërtimit të linjës hekurudhore që do të lidhë Kërçovën me Shqipërinë, e që është pjesë e korridorit 8. Hekurudha do të jetë e gjatë 63 kilometra, ndërsa do të kalojë nga Kërçova, Debërca dhe Struga deri në kufirin me Shqipërinë. Pjesa e hekurudhës në territorin e Shqipërisë ka përfunduar. Gjatë prezantimi të sotëm të këtij projekti në selinë e delegacionit të BE-së në Shkup, ku u prezantua dokumentacioni projektues, të përgatitur me 7,7 milionë euro nga BE-ja, u tha se  në periudhën e ardhshme nga kreditorët ndërkombëtarë do të kërkohen 500 milionë euro shtesë, aq sa është vlerësuar se do të kushtojë projekti. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar deklaroi se BE-ja i kushton rëndësi të madhe projekteve të këtilla, për arsye se ajo mundëson ndërlidhjen e vendeve dhe tregjeve evropiane.

 “Është e qartë se pse BE i kushton rëndësi kaq të madhe këtij projekti. Unioni ka punuar me vite për zhvillimin e rrjeteve të transportit transeuropian. Qëllimi është që të kemi një rrjet të vetëm që integron vende, detin dhe rrjetet e transportit ajror të udhëtimit në kontinent. Për më tepër, lehtëson ambicien e lartë të BE-së për të lidhur të gjithë qytetarët e saj dhe gjithë tregjet e saja. Në mënyrë që të kompletohet ky projekt i madh ne duhet të ndërtojmë lidhjet që mungojnë dhe të heqim pengesat në infrastrukturë”, tha ambasadori Zhbogar.

Ndërkohë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Goran Sugarevski, tha se ndërtimi i kësaj hekurudhe dhe asaj ndaj Bullgarisë, e cila duhet të përfundojë në vitin 2025, duhet të mundësoj rrjet funksional hekurudhor në Korridorit 8. Sugareski më tej ka informuar se ndërtimi i linjës Kumanovë-Belanoc do të përfundojë deri në vitin 2019, shkruan Shenja.  

 “Ndërlidhja hekurudhore në lindje me Bullgarinë dhe në Perëndim me Shqipërinë, është e rëndësisë kyçe për zhvillimin sektorit hekurudhor të përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë. Ndërtimi i hekurudhave të reja duhet të mundësoj zhvillimi të rritjes ekonomike në vendin tonë dhe integrim më të shpejtë në rajon. Duke u nisur nga këto arsye, Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin e rrjetin hekurudhor në vend, përmes ndërtimit të hekurudhave të reja” tha ministri Sugareski.

Tags: DebërcaHekurudhaKërçovamaqedoniStrugatiranetren

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Moti i keq/Pezullohet mësimi në të gjithë vendin

Moti i keq/Pezullohet mësimi në të gjithë vendin

Azilkërkuesit/ Operatorët turistikë u premtuan parajsën, BE-ja i riatdheson

Azilkërkuesit/ Operatorët turistikë u premtuan parajsën, BE-ja i riatdheson

CEZ s’duron “burokracitë” lindore, kthen sytë drejt perëndimit

CEZ s’duron “burokracitë” lindore, kthen sytë drejt perëndimit







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…
Bota

“I urrej luftërat më shumë se çdokush”, Trump: Nëse nuk do ta kishim sulmuar Iranin, ata do…

by mirseda
09:13 | 17/03/2026
0

Askush tjetër përveç Donald Trump, i cili, me luftën ndaj Iranit që tani është në javën e...

Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

Ekuadori fushë betejë mes ushtrisë dhe bandave, qeveria dërgon 75 mijë trupa në terren

09:10 | 17/03/2026
“Kuba është një shtet i dobët, me udhëheqës të dhunshëm”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me të,

“Kuba është një shtet i dobët, me udhëheqës të dhunshëm”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me të,

09:05 | 17/03/2026
Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

Drogë dhe para të pa deklaruara, dy të arrestuar në Muriqan

09:02 | 17/03/2026
“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

22:40 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com