Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Tremujori, sektori bankar me ulje të lehtë të numrit të degëve dhe punonjësve

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Tremujori, sektori bankar me ulje të lehtë të numrit të degëve dhe punonjësve

Sektori bankar e ka nisur vitin 2021 me një tjetër ulje të numrit të degëve dhe të punonjësve.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të marsit numri total i degëve ka zbritur në 411, nga 413 në fund të vitit të kaluar.

Ndryshimi i numrit të degëve ka prekur vetëm tre banka të sistemit gjatë tremujorit të parë, ku Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka raportuar tre degë më pak, Credins një degë më pak, ndërsa Banka Kombëtare Tregtare ka shtuar dy degë më shumë.

Ulja e numrit të degëve është një tendencë e nisur që nga viti 2013 dhe është ndikuar paralelisht nga nevoja për një eficiencë në rritje, në kushtet e ndikimit të krizës, por edhe nga dixhitalizimi i shpejtë i shërbimeve. Deri në vitin 2019, ulja e numrit të degëve u ndikua shumë edhe nga rënia e numrit total të bankave brenda sistemit, nga 16 në 12.

Automatizimi dhe dixhitalizimi priten të kenë një ndikim në rritje gjatë viteve në vazhdim, çka dëshmohet nga rritja e përdorimit të kartave dhe internet banking. Ndërkohë, bankat po përpiqen të automatizojnë sa më shumë edhe veprimet cash. Vitin e kaluar u vërejt një rritje e ndjeshme e numrit të bankomateve të vendosura jashtë degëve. Një pjesë e mirë e tyre, veç funksionit të tërheqjes, kanë tashmë edhe funksionin e depozitimit të parave.

Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave” sjell gjithashtu disa risi, duke formalizuar konceptin e agjentit bankar. Në zonat ku nuk kanë një prani fizike, bankat do të mund të ofrojnë shërbime nëpërmjet palëve të treta, kryesisht institucione financiare jo banka. Praktika të tilla kanë ekzistuar prej disa vitesh, por tashmë koncepti i agjentit bankar do të jetë i përcaktuar edhe në ligj. Dixhitalizimi dhe mundësia për të vepruar përmes agjentëve pritet të kenë një ndikim në ecurinë e numrit të degëve bankare edhe gjatë viteve të ardhshme.

Gjatë tremujorit të parë të vitit u shënua edhe një rënie e lehtë e numrit të punonjësve të sektorit bankar, me 0.5% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Vitin e kaluar sektori bankar e pati rritur numrin e përgjithshëm të punonjësve për herë të parë që nga viti 2016. Numri i punonjësve u rrit me rreth 3% krahasuar me vitin 2019. Viti 2021 ka filluar me një rënie të lehtë, por duhet thënë se kjo tendencë është ndikuar sidomos nga Raiffeisen Bank, që në fund të tremujorit të parë raportonte rreth 53 punonjës më pak.

Sidoqoftë, Raiffiesen ngelet banka me numrin më të madh të punonjësve, 1274 ose 19.5% e totalit të sektorit bankar. Shumica e bankave të tjera vijuan rritjen e numrit të punonjësve edhe gjatë tremujorit të parë. Rritja e peshës së teknologjisë po sjell më pak nevojë për punonjës në degë, por ajo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia. Në fund të muajit mars, sektori bankar shqiptar punësonte 6,526 individë./Monitor

Tags: bankadegepunonjës

TË LIDHURA

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç
Analizë

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

09:09 | 22/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it
Ekonomi

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh
Aktualitet

Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

13:13 | 17/12/2025
Next Post
Mbyllet rinumërimi i 108 kutive, LSI nuk merr mandat në Durrës

Mbyllet rinumërimi i 108 kutive, LSI nuk merr mandat në Durrës

Shpalli Interin kampion pas 11 vitesh, Konte largohet nga zikaltërit

Shpalli Interin kampion pas 11 vitesh, Konte largohet nga zikaltërit

Kadilli: S’kam rival! Unë dhe Basha nuk garojmë për numrin dy

Kadilli sulmon Bashën nga Berati: Duhet të dorëhiqej pas 25 prillit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

by mirseda
12:52 | 22/12/2025
0

Janë mbajtur sot homazhet në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjendar komentimit të ndeshjeve të futbollit që...

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

12:47 | 22/12/2025
Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

12:26 | 22/12/2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

10:22 | 22/12/2025
Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com