Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Tre skenarët si mund të rrëzohet nga pushteti  Vladimir Putin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Tre skenarët si mund të rrëzohet nga pushteti  Vladimir Putin

Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”/Koncepti se rrëzimi i një udhëheqësi rus është një sipërmarrje e rrezikshme, mbetet thellësisht i rrënjosur në traditën sovjetike dhe cariste.

Secili nga sundimtarët e Moskës, portretizohet si përfaqësuesi i pagabueshëm i shtetit rus, dhe mbrojtësi suprem i popullit të tij. “Pa Putinin, nuk ka Rusi!”, është një shprehje e dëgjuar mes zyrtarëve më fanatikë. Kjo tregon se si carët, sekretarët e përgjithshëm dhe presidentët, janë përshkruar si figura pothuajse hyjnore.

Për t’i shpëtuar kësaj morse autokratike, qytetarët rusë rebelohen periodikisht, por paqtohen sërish me shpejtësi nëpërmjet represionit dhe propagandës. Vlen të kujtojmë paralajmërimet e viteve të hershme të viteve 1990, rreth trazirave rajonale dhe globale që do të ndodhnin, nëse do të shembej rendi komunist, apo nëse shpërbëhej Bashkimi Sovjetik. Në realitet, asnjëra nga ngjarjet nuk shkaktoi ndonjë konflikt ndërkombëtar.

Përkundrazi, fqinjët e Rusisë e kremtuan shpërbërjen e bllokut sovjetik, dhe vetë Bashkimit Sovjetik. Secili vend mundi të arrijë më në fund pavarësinë, dhe shumica e shteteve kërkuan anëtarësim në institucionet perëndimore, pa pasur frikën e represionit të dhunshëm nga ana e Moskës.

Ndërsa Putini nuk ka gjasa të largohet vullnetarisht së shpejti, ikja e tij nga pushteti ka të ngjarë të jetë e papritur dhe ndoshta e dhunshme.

Ai përballet me tre skenarë të zëvendësimit të dhunshëm, përveç skenarit të një vdekjeje natyrore apo një aksidenti fatal: vrasje, një luftë për pushtet apo një revoltë popullore.

Një element kyç i dezinformimit që përhap Kremlini, është të bindë kryeqytetet e NATO-s se rënia e Vladimir Putinit do të nxisë një apokalips global.

Zyrtarët, propagandistët, mashtruesit online dhe perëndimorët pro-rusë besojnë se ndryshimi i regjimit në Rusi do të shkaktojë kaos, konflikte, madje edhe një luftë bërthamore.

Në vend se të shpërfillet një hiperbolë të tillë, është e vlefshme të merret në konsideratë “Parimi i Fyhrerit” në Rusi, duke vlerësuar alternativat e mundshme të Putinit.

Vrasjet nuk janë të rralla në politikën ruse, dhe megjithëse presidenti ka një ushtri rojesh pas vetes, ai nuk mund të garantojë dot besnikërinë apo stabilitetin mendor të çdo vartësi.

Një vrasje e suksesshme, mund të jetë rezultat i një lufte të brendshme për pushtet, nëse Putini do të shihet gjithnjë e më shumë si pengesë për pasurimin e elitës, dhe një humbës serial në arenën ndërkombëtare.  Paradoksalisht, vrasja e Putinit mund të bëhet një shkas që elitat konkurrente të provojnë dhe shtien në duar frenat e Kremlinit.

Më pak gjasa, por jo e pakonceptueshme, do të jetë një revoltë popullore që e rrëzon Putinin, pasi një mase e mjaftueshme njerëzish të arrijë në përfundimin se edhe paparashikueshmëria e revolucionit, është më e preferueshme nga pashmangshmëria e rrënimit ekonomik.

Kremlini shtyp tradicionalisht çdo lloj mbështetje për një regjim të ri, duke pretenduar se alternativa do të ishte më e keqe sesa ajo që është në detyrë. 

Në realitet, ndikimi i rënies së Putinit do të varet nga kush e zëvendëson atë, dhe jo nga akti i rrëzimit. Administrata post-Putin, mund të jetë e disa varieteteve të mundshme.

Kreu i ri i Kremlinit, mund të ketë fillimisht një sjellje agresive dhe imperialiste. Megjithatë, pasi sipërmarrja revizioniste e Putinit – duke përfshirë aneksimin e Krimesë – e ka varfëruar vërtetë shtetin rus, pasardhësi i tij mund ta ketë të qartë se sipërmarrjet e mëtejshme ekspansioniste janë vetë-mposhtëse.

Ka mundësi që udhëheqësi i ardhshëm rus, duke pasur frikë nga kolapsi ekonomik i vendit, të mund të kthehet të jetë një etno-nacionalist edhe më i zjarrtë, për të shmangur trazirat publike ndaj armiqve të brendshëm dhe të jashtëm.

Por një veprim i tillë, bart rreziqe edhe më të mëdha se sa ato ndërmarra nga Putini, pasi mund të çlirojë “demonin” e konfliktit etnik dhe fetar brenda vetë Rusisë.

Një nacionalizëm i ashpër rus, do t’i distancojë jo-rusët, të cilët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit – disa prej të cilëve mund të ushtrojnë presion për shkëputje nga Moska.

Nga ana tjetër, nuk mund të injorojmë perspektivën që një regjim post-Putin, mund të përqendrohet më shumë tek vetja në reformimin, modernizimin dhe ringjalljen e ekonomisë, dhe të arrijë në përfundimin se decentralizimi dhe federalizmi i vërtetë, janë më produktive sesa represioni i centralizuar politik.

Prandaj, post-Putinizmi mund të çojë ose në rënien e shtetit ose në ringjalljen e tij ekonomike. Fqinjët e Rusisë, janë veçanërisht të shqetësuar për zhvillimet e saj të brendshme, pasi Moska i fsheh zakonisht problemet e veta, duke i sulmuar ato.

Pas 18 vjetësh Putinizëm, çdo kryeqytet ka arritur në përfundimin se komandanti kryesor i Rusisë, është një autokrat dhe imperialist.

Ai i nënvlerëson sistemet politike të fqinjëve, nxit ndarjet sociale dhe etnike, kërcënon nisjen e luftërave, mbështet grupimet separatiste dhe anekson territore.

Prandaj, një ndryshim regjimi në Moskë, mund t’i krijojë mundësi më produktive në marrëdhëniet dypalëshe. Në fakt, udhëheqësi i ardhshëm i Kremlinit, mund të vendosë që Rusia ka nevojë për investime të huaja dhe teknologji moderne, për të rifilluar rritjen ekonomike.

Dhe për të tërhequr kapitalin perëndimor, Rusia do të duhet të reduktojë sulmet e saj ndaj shteteve evropiane, dhe të sillet si një lojtare e përgjegjshme ndërkombëtare.

Një skenar i tillë, do të ishte qartazi më i dobishmi për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën – edhe nëse detanta e re dëshmohet të jetë një ndërprerje e përkohshme nga norma.

Alternativa, e shënjuar nga degradimi i brendshëm dhe fragmentimi i mundshëm i shtetit, do të dobësojë rëndë Kremlinin, dhe zvogëlojë aftësitë e tij ndërkombëtare.

Qeveritë perëndimore, kanë pak ndikim praktik mbi evoluimin e brendshëm të Rusisë, përndryshe pse do të toleronin komunizmin e saj ekspansionist për më shumë se 70 vjet?

Por pavarësisht se cili skenar materializohet në Kremlin, Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë duhet të përgatisin përgjigjet e tyre ndaj një Rusie post-Putin, si për të mbrojtur veten nga pasojat e mundshme negative, ashtu edhe për t’u angazhuar me pasojat e mundshme pozitive.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: mundpushtetirrezohetskenarettrevladimir putin

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
‘Përtej Mureve’, ekspozita e të rinjve për aktivitetin e bamirësisë

‘Përtej Mureve’, ekspozita e të rinjve për aktivitetin e bamirësisë

Ish-komisioneri evropian sulmon Ramën dhe Thaçin: Bëni detyrat e shtëpisë!

Ish-komisioneri evropian sulmon Ramën dhe Thaçin: Bëni detyrat e shtëpisë!

Manjani kritikon publikisht opozitën: E pafalshme për të!

Manjani kritikon publikisht opozitën: E pafalshme për të!







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

by mirseda
21:16 | 03/02/2026
0

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ky vendim erdhi pasi...

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

20:05 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com