Tre lojtarë dhe një anëtar i stafit të Paris Saint-Germain kanë rezultuar së fundmi pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi francez. PSG pritet të rikthehet në stërvitje ditën e enjte, për t’u përgatitur për finalen e Kupës së Francës ndaj Saint-Etienne më 24 korrik. Si dhe për Kupën e Ligës ndaj Lyon më 31 korrik.
Emri i lojtarëve nuk është bërë publik, por në njoftimin e klubit thuhet se ata janë asimptomatikë dhe se nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Ata janë vendosur në karantinë, e cila do të zgjasë për 14 ditë.