Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Trastat ose gjobë! Këto halle a na i zgjidh qesja?

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Trastat ose gjobë! Këto halle a na i zgjidh qesja?

Lufta kundër qeseve plastike për blerje, është një nismë nuk është ndërmarrë që të ‘prodhoj rezultate’, por ama ajo çfarë paraqitet në sytë e qytetarëve, ka një rezultat të shkëlqyer. E përkthyer ndryshe, kjo nismë ka një profil të fortë globalist. Sipas qeverisë, ndotja e mjedisit mbetet arsyeja kryesore në marrjen e këtij vendimi, i cili disa prej fabrikave iu ka nxjerrë jashtë përdorimi makineritë që kanë investuar.

Por a do ta zgjidhë ky vendim problemin e ndotjes në Shqipëri, apo thjesht do të rëndojë në xhepat e konsumatorëve? Nga frika e një gjobe, çdo shitës në një dyqan të madh apo i vogël qoftë, nuk guxojnë të nxjerin qeset që kishin më herët.

Po kështu, nën zë, ata thonë se ‘janë të detyruar’ dhe se e dinë mjaft mirë se buxheti është i vogël dhe nuk e përballojmë. Me sharje apo ankesa, edhe kjo çështje kalon si shumë të tjera. Për të bërë pazar duhet të mendosh mirë para të bësh blerjet, pasi qeset kanë një çmim.

Llogaritë nuk dalin, por ligji është i njëjtë për të gjithë. Kjo sigurisht që përkthehet në kosto tek konsumatori shqiptar. Tregtarët, ndonëse në fillim u munduan që të tërhiqnin klientelën me qeset që i kishin stok, tashmë nuk kanë nga t’ia mbajnë, por detyrohen që ti pyesin, pasi edhe ata e kanë të pamundur të bëjnë ‘ndere’ ngado.

Të gjithë dyqanet e shitjes me pakicë kanë afishuar në vende të dukshme të biznesit të tyre, që tashmë qeset (ato mbi 35 mikronë) nuk jepen më falas, por kushton 5 lekë/fije ato që janë të vogla, dhe 10 lekë për fije ato që janë të mëdha. Arsyeja kryesore për marrjen e kësaj mase drastike, sipas ministrit Klosi, është diktuar nga situata e rënduar në mjedis, si pasojë e konsumit të qeseve plastike.

Dy muaj pas miratimit të këtij vendimi, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, shkruan në faqen e saj zyrtare se do të gjobitet çdo biznes që tregton qese plastike nën 35 mikronë, me një vlerë nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë të reja. Më tej, në njoftimin e Ministrisë, thuhet se këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit e importuesit e mëdhenj, por ligji nuk i përjashton as tregtarët më të vegjël: supermarketet, marketet, dyqanet, apo çdo subjekt që do të tregtojë mallra me këto ambalazhe.

Krejt natyrshëm na lind pyetja, në të vërtetë a është qesja zgjidhja e problemit të ndotjes?

Duhet të dimë diçka se në vendet nga ku është importuar ky projekt, qytetarët i largojnë mbetjet nëpërmjet ambalazheve të dedikuara, ndërsa shqiptarët i përdorin qeset plastike të blerjeve, edhe si ambalazh për largimin e mbetjeve. Ç’ka do të thotë se edhe në rastin kur shqiptarët nuk do të përdorin qese plastike për blerje, do ti përdorin ato për të larguar mbetjet. Së dyti, qeset plastike kanë kosto të ulët dhe në këtë kuptim, çmim të ulët në shitje. Ç’ka do të thotë se, kostoja e blerjes së qeseve plastike nuk mund të punojë si një barrierë e rëndësishme për mos përdorimin e tyre. Së treti, volumi i qeseve plastike si mbetje zë vetëm 5% të mbetjeve totale urbane që prodhojnë qendrat e banuara. Për rrjedhojë, edhe nëse kjo nismë do të ketë sukses në masën 100%, ndikimi në mjedis, të paktën në volum mbetjesh, është pothuajse i papërfillshëm.

Ajo çfarë vlen për tu nënvizuar është se kjo masë e re, për asnjë arsye nuk duhet që të krijojë iluzionin se do të rregullojë situatën e mbetjeve. Problemi i ndotjes zgjidhet falë menaxhimit të tyre që në burim!

 

Tags: MasatQeset plastikeQeveria

TË LIDHURA

U vra nga bashkëshorti/ Përcillet në banesën e fundit 36-vjeçarja Marjola Nakoleci, vajza premton hakmarrje për nënën
Aktualitet

U vra nga bashkëshorti/ Përcillet në banesën e fundit 36-vjeçarja Marjola Nakoleci, vajza premton hakmarrje për nënën

17:15 | 26/08/2025
Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro
Aktualitet

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

17:01 | 26/08/2025
Për pak sa nuk u aksidentua me makinën e policisë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet iu gjetën doza k*kainë
Aktualitet

Për pak sa nuk u aksidentua me makinën e policisë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet iu gjetën doza k*kainë

16:52 | 26/08/2025
Next Post
Emri/Kapet mat mafiozi i ri shqiptar

Video/Zbulohet plantacioni i madh me drogë, në telashe dy shqiptarë

Skandaloze/ Vllaznia kërkon trajner në Facebook, tifozët shpërthejnë në sharje (Foto)

Skandaloze/ Vllaznia kërkon trajner në Facebook, tifozët shpërthejnë në sharje (Foto)

Merr fund arratia e shqiptarit, policia i zë ‘kafen në grykë’

Merr fund arratia e shqiptarit, policia i zë ‘kafen në grykë’

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Mjekësia kineze bën hap të jashtëzakonshëm, kryen transplantin e parë të derrit te një njeri
Bota

Mjekësia kineze bën hap të jashtëzakonshëm, kryen transplantin e parë të derrit te një njeri

by mirseda
18:31 | 26/08/2025
0

Në një hap të jashtëzakonshëm shkencor, Kina realizoi transplantin e parë të një mushkërie derri tek një...

25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë të gjitha dërgesat postare drejt SHBA-së

25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë të gjitha dërgesat postare drejt SHBA-së

18:16 | 26/08/2025
Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

17:30 | 26/08/2025
U vra nga bashkëshorti/ Përcillet në banesën e fundit 36-vjeçarja Marjola Nakoleci, vajza premton hakmarrje për nënën

U vra nga bashkëshorti/ Përcillet në banesën e fundit 36-vjeçarja Marjola Nakoleci, vajza premton hakmarrje për nënën

17:15 | 26/08/2025
Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

17:01 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com