Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu flet për detyrimet e qeverisë Rama ndaj “Qendrës së Traumës”. Përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, Shehu shprehet se Rama në vend që të merrte meritat e një investimi të huaj, duhet të fliste për detyrimet, duke i kujtuar këtu buxhetin e ulët dhe mungesën e anestezikëve.
Shehu thotë se është një projekt që ka nisur kohë më parë, një financim i qeverisë i Italisë prej 5 mln eurosh, para se Rama të merrte pushtetin, por ky i fundit as nuk e ka falënderuar.
Reagimi i plotë
Spekullimet e kryeministrit per “qendren e traumes”, jane te njejta si per te gjithe sistemin shendetesor!
Ajo qe pame sot ne “Qendren e Traumes” eshte vecse perfundimi i nje projekti te filluar vite me pare, atehere kur Z.Rama nuk ishte akoma Kryeminister, i vonuar edhe per pergjegjesi te qeverisjes se tij.
Behet fjale per nje financim te Qeverise Italise prej 5 M Euro, te cilen Z.Rama cuditerisht as e permendi e jo me ta falenderonte sic duhej se pari te bente.
Nderkaq ai nuk tha asgje per ato qe duhet te realizoje nje qeveri:
1-As nuk u shfajesua per buxhetin qesharak qe, ashtu si e gjithe shendentesia, ka sot edhe ajo qender strategjike, qender e krijuar me 1993 dhe e zhvilluar me sukses, por qe aktualish nevojat kerkojne minimalisht dy te tilla ne vend.
2-Nuk permendi se per pasoje ai spital nuk ka as lendet e nevojeshme per anestezine loko-regionale, kaq e domosdoshme ne trajtimin e shume traumave.
3-Nuk foli asgje per mungesen e shume prej nenprodukteve te gjakut, te domosdoshme keto ne traumatologji.
4-Nuk tha se pavaresisht mega finacimeve abuzive qe i ipen “koncesionit te sterilizimit e materialeve”, ne ate spital edhe pllakat metalike e vidat ortopedike, pikerisht per trajtimin e traumes, blihen nga pacientet.
Z.Rama, qe inaguroi sot edhe nje qender reanimacioni te dhuruar, haroi se se pari kryeministri duhet te flase pikerisht per politikat e medha shendetesore, financimet…
Ne fakt ai harroi perseri “Shendetesine Falas” apo Check Up- in famekeq, qe vazhdon te gllaberoje miliona Euro cdo vit edhe pse askush nuk po i drejtohet…