Rritet bilanci i viktimave në bordin e një avioni të pasagjerëve rus Aeroflot. Shkon ne 41 numri i personave te vdekur duke përfshirë të paktën dy fëmijë, cituan hetuesit rusë.
Sipas ministrit të Shëndetësisë së rajonit të Moskës, Dmitry Matveyev 11 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa tre u shtruan në spital por nuk paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aeroflot shpalli një emergjencë pak pas ngritjes nga Sheremetyevo dhe u kthye në aeroport pas 27 minutash në ajër. Avioni i udhëtarëve duhej të fluturonte në Murmansk para se zjarri ta detyronte të kthehej në Moskë.
https://twitter.com/i/status/1125066711588331523
Pasi u fikën flakët, u pa se bishti ishte konsumuar tërësisht, dhe pjesa më e madhe e trupës së pasme ishte djegur në skeletin e saj metalik.









