Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Kush ishte Verena Lafferentz, e dashura sekrete e Hitlerit

7 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant

Kush ishte Verena Wagner Lafferentz, e cila vdiq pa bujë në një shtëpi modeste në Bavari për të cilën dihej shumë pak.

Ishte mbesa e fundit e Richard Wagner, stërnip i Franz Liszt. Ajo ishte e dashura sekrete e atij që e quante xhaxhi Wolfi e që në fakt ishte Adolf Hitler: ndoshta historia e dashurisë e mbajtur më e fshehtë nga diktatori nazist.

Verena Wagner Lafferentz ka vdekur të premten e shkuar në shtëpinë e saj në Nussdorf- Bavari, në moshën 98 vjeç.

E quajtur Dama e Madhe e wagnerianëve, ajo ishte mbesa më e vogël e kompozitorit të madh gjerman dhe e vetmja në familje që nuk kishte asnjë interes e talent për muzikën.

Babai i saj, ishte i biri i Wagnerit, Siegfried, ndërkohë e ëma ishte Winifred Marjorie, një angleze admiruese e çmendur e Fuhrer-it, ku u njohën në festivalin ëagnerian të Bayreuth në vitin 1923.

Prej atij momenti Wagnerët nisën të takojnë Hitlerin, të cilin Verena e vogël mësoi ta quante xhaxhi Wolf me të cilin argëtohej duke ju ngjitur mbi këmbë.

Më pas në moshën 19 vjeçe miqësia e simpatia u shndërrua në passion: Verena u lidh sentimentalish me Hitlerin, i cili e shikoi me shumë vështirësi këtë marrëdhënie, duke e mbajtur sekret nga droja se njërëzit do ta pritnin keq ngaqë ishte lidhur me një femër 30 vjet më e re se ai.

Nga kjo histori ka pak dokumente, ndër të cilat një foto ku ajo është e veshur me të bardha, ndërsa qëndron në krah të Hitlerit që është kthyer nga ajo me një buzëqeshje të hutuar. Tre vjet më pas bën të ditur New York Times (që publikoi foton ekskluzive dhe i dedikon një nekrologji publike), Verena u martua me Bodo Lafferentz, një oficer i lartë nazist që vdiq në vitet shtatëdhjetë.

E dashura sekrete e Hitler jetoi 40 vitet e fundit në anonimitet në Bavari ku dhe u shua në një shtëpi modeste.

Të dashurat e Hitlerit

Adolf Hitleri ka patur një jetë dashurore shumë të pasur. Gjatë jetës ai pati ndjenja (ose kështu thonë) për disa gra. Më e famshmja mes tyre, sigurisht, ishte e dashura e tij Eva Braun, e cila kreu vetëvrasje, bashkë me Hitlerin, pak pasi u martuan. Por ajo ishte thjeshtë një prej grave të Hitlerit.

Mitzi Reiter: Dashuria e hershme. Mary “Mitzi” Reiter ishte 16 vjeç, kur hyri në marrëdhënie me Hitlerin 37¬vjeçar, në vitin 1926. Adolf Hitleri i premtoi martesë dhe “fëmijë biondë”, por më vonë i duhej të përmbushte fillimisht misionin e jetës. E dëshpëruar për shkak të neglizhimit të vazhdueshëm të Hitlerit, ajo u përpoq të varë veten por mbijetoi dhe më vonë u martua me një oficer të SS. Paula Hitler, motra e Adolfit, më vonë tha se Reiter ishte i vetmi person që mund ta kishte penguar Hitlerin që të shndërrohej në monstër.

Geli Raubal, mbesa e Hitlerit. Sipas kësaj, duket se dashuria më e madhe e Hitlerit ka qenë incest. Ai ishte i dashuruar me Angela Geli Raubal, vajza e motrës nga babai. Marrëdhënia e tyre nisi kur ajo ishte 17 vjeç. Hitleri ishte një xhaxha i pushtetshëm dhe dominues, plot dashuri dhe mirëkuptim, ndërkohë që në fakt, ai e mbante të mbyllur në shtëpinë e tij në Mynih, apo në vilën që zotëronte në Berchtesgaden. Shumëkush beson se Raubal nuk kishte ndjenja për të.

Dashuria e jetës së Hitlerit, Raubal, në vitin 1931, vetëm 23 vjeç, u gjet e vdekur në apartamentin e Hitlerit në Mynih, me një plumb në kraharor. Vdekja e saj u shpall vetëvrasje, por shumëkush beson se diktatori i ardhshëm gjerman e vrau pas një zënke, për shkak të planit të tij për t’u zhvendosur në Vjenë. Një plumb doli nga pistoleta personale e Hitlerit. Studiuesit besojnë se pas vdekjes së Raubalit, Hitleri e

pati shumë të vështirë të ecë përpara, dhe nuk lejoi askënd që t’i afrohej aq shumë sa Raubali. “Kjo vdekje u ngul në shpirtin e tij dhe është fara e gjithë mizorisë së tij”, do të thoshte në kujtimet e tij fotografi personal i Hitlerit.

Erna Hanfshtengl: motra e një shoku. Pas Puçit të dështuar të Beer Hall në 1923, pati zëra se Hitleri pati një marrëdhënie të shkurtër me Erna Hanfshtengl, motra më e madhe e mikut të tij, Ernst Hanfshtenglya. Megjithatë, burime të tjerë argumentojnë se flirtimet e Hitlerit nuk duhen marrë aspak seriozisht. Në fotografi, piloti personal i Hitlerit dhe Ernst Hanfshtengl (djathtas) gjatë fushatës elektorale në 1930.

Renate Müller – Ideali Arian. Një femër gjithnjë e më popullore mes nazistëve, që e thërrisnin ideali arian. Ajo ishte një zëvendësuese e denjë e Marlene Dietrich, e cila nuk i duronte dot nazistët dhe u largua në Amerikë. Megjithatë, as Renate Müller nuk ishte e prirur të bënte filma që promovonin nazizmin. Sipas shumë zërave, ajo ishte nën trysni konstante që të ndahej nga i dashuri i saj hebre.

Në 1937, Renate Müllerra nga dritarja e hotelit – nuk dihet nëse ishte aksident, vrasje apo vetëvrasje. Ajo ishte vetëm 31 vjeç. Sipas regjisorit gjerman, Adolf Zeysslera, Müller i kish rrëfyer se kish patur një marrëdhënie të shkurtër me HItlerin. Diktatori gjerman, i kish thënë ajo, ish shtrirë në tokë nën këmbët e saj, dhe i kërkonte asaj që ta rrihte – vetëm kjo e bënte të ngacmohej seksualisht. Fluturimi i saj nga dritarja ndodhi disa ditë pas asaj bisede. Dëshmitarët thonë se një sekondë para fluturimit të aktores nga dritarja, agjentë të Gestapos ishin fshehur.

Inga Ley – një tjetër vetëvrasje. Hitleri ishte një fans i madh i Inga Leyt, bashkëshortja e njërit prej oficerëve të partisë naziste, Robber Leia. Në Gjermani kishte zëra se Hitleri dhe Inga Ley kishin patur një histori dashurie. Kishte gjithashtu zëra se Hitleri mbante një portret lakuriq të Inga Leyt në një prej apartamenteve të tij. Megjithatë, nuk ka prova për marrëdhënie seksuale mes tyre. Ley kreu vetëvrasje në 1942, ndoshta për shkak të depresionit, shkaktuar nga përdorimi i drogërave.

Unity Mitford – Trëndafili Anglez i Fyhrerit. Britanikja Unity Mitford u zhvendos në Mynih në mesin e viteve 1930 dhe shumë shpejt hyri në rrethin e ngushtë të Hitlerit. Emri i saj i mesëm ishte “Valkyrie” dhe Hitleri ishte i fiksuar pas mitologjisë skandinave. Më vonë ai do ta quante “gruaja ariane e përsosur”.

Rivalja e Evës. Eva Braun cmendej nga xhelozia për shkak të marrëdhënies së ngushtë të HItlerit dhe Unity Mitford.

“Ajo njihet si Valkyrie dhe duket e bukur, sidomos këmbët. Unë, e dashura e burrit më të pushtetshëm të Gjermanisë dhe gjithë botës, jam e detyruar të pranoj faktin që të gjithë po qeshin me mua”, shkruante Eva Braun në ditarin e saj.

Hitleri nisi t’i kushtojë më shumë vëmendje pasi Eva u përpoq të kryejë vetëvrasje. Në foto – Unity Mitford (majtas) me motrat në vitin 1932.

Tradhti romantike. Kur Britania i shpalli luftë Gjermanisë, Mitford u zemërua kaq shumë saqë ia hoqi vetes me një pistoletë, doreza e të cilës ishte dekoruar me perla, dhe të cilën e kish marrë dhuratë nga Hitleri. Ajo mbijetoi dhe u kthye në Angli, por nuk e mori kurrë veten. Në vitin 1948 vdiq për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga plumbi që ishte futur shumë thellë në kokë dhe ishte i paoperueshëm.

Nëna e fëmijës së Hitlerit? Në vitin 2007, në revistën “The Neë Statesman” u shfaq një artikull, sipas të cilit Mitford ishte shtatzënë me Hitleri dhe pati një fëmijë në një spital pas rikthimit. Ky fëmijë, sipas autorit të artikullit, më pas u adoptua./Tema Javore

Tags: e dashura sekreteHitlerVerena Wagner Lafferentz

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Muaji i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë

Shkon në 100 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë

Donte të kalonte kufirin/ Kush është i riu që po transportonte 100 mijë euro me autobus







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

by mirseda
18:31 | 04/06/2026
0

Babai i të ndjerit Martin Canit, Engjëll Cani, iu është bashkuar protestuesve në shesh. Tashmë ka nisur...

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026

Arbër Hoxhën e donin në Angli, e zbulon trajneri

18:04 | 04/06/2026

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:00 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com