Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trafik droge në Itali, i sekuestrohen miliona euro pasuri në Vlorë (Emri)

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar miliona euro pasuri të shtetasit Raul Zenunaj.Përmes një njoftimi nga organi i akuzës, bëhet me dije se ky person është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“.

Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se Zenunaj është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale “Prodhim dhe trafikim i drogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e drogës”, etj.

Sipas prokurorisë, ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës.

NJOFTIM

15.06.2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka rregjistruar dhe po kryen hetime paraprake për proçedimin penal nr.1922 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasit R.Z., banues në Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se shtetasi R.Z. është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale “Prodhim dhe trafikim i drogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e drogës”, etj.

Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës. Në funksion të këtij procedimi penal nr.1922 të vitit 2019 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1480, datë 13.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive” për pasuritë e  mëposhtme:

Dy “Njësi” me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit

R.Z.

Një pasuri e llojit “Garazh”, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të

shtetases A.M.

Tetë pasuri të paluajtshme të llojit “Apartament”:

– Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z..

– Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z.dhe A.M..

– Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

– Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.

– Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

– Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.

– Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

– Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S.Z., L.Z., E.Z., R.Z., V.Z., V.Z., E.R.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M..

Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me sipërfaqe prej 181m², lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Automjet i markës BMË, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z”.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar procedim pasuror ndaj shtetasve A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1479, datë 12.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros” për pasuritë e  mëposhtme:

Apartament me sip.93 m², në emër të M.M. çmimi 39.000 Euro.

“Truall” me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. çmimi 1.900.000 lekë.

Apartament 23 % të pasurisë me sip.164 m², në emër të A.M. çmimi 60.000 euro.

Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M.

Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M..

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të prokurorit të cilat po ekzekutohen nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Tags: konfiskimpasuriSPAK

TË LIDHURA

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt
Politikë

Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

19:13 | 16/01/2026
Next Post
Franca/ Analizë e plotë taktike, formacioni, sistemi, sulmi dhe mbrojtja

Franca/ Analizë e plotë taktike, formacioni, sistemi, sulmi dhe mbrojtja

Indi/ Automjeti i parkuar zhduket në disa sekonda (Video)

Indi/ Automjeti i parkuar zhduket në disa sekonda (Video)

SHBA/ Kryebashkiaku i Uashingtonit: Jemi qyteti më Gay në Amerikë

SHBA/ Kryebashkiaku i Uashingtonit: Jemi qyteti më Gay në Amerikë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

by mirseda
20:11 | 16/01/2026
0

Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj...

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

19:13 | 16/01/2026
Rama opozitës: Reforma zgjedhore do të bëhet, me ju ose pa ju

Rama opozitës: Reforma zgjedhore do të bëhet, me ju ose pa ju

19:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com