Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Topi është i Lulit, por penalltinë ai nuk e gjuan dot vetë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Nga Alfred Peza

Ajo që ka mbetur si fraza më tingëlluese në publik, pas dakordësisë së mazhorancës për arritjen e  “marrëveshjes shumë të mirë” për reformën e re zgjedhore, janë fjalitë e fundit e Ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim nga rezidenca e saj në mbrëmjen e së mërkurës:

“Ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha, që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thotë PO për popullin shqiptar dhe të thotë PO për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”,- tha ajo.

Ka shumë shprehje të njohura popullore me simbolikën e topit në një lojë futbolli, aq sa edhe Kryeministri Edi Rama në Parlament e vijoi të enjten këtë retorikë, duke bërë thirrje që të presim opozitën jashtë parlamentare, ose më mirë ata që e kanë tashmë topin se ku do ta çojnë atë. A do e mbajnë poshtë fanellës? A do e nxjerrin nga stadiumi? Do e kapin? Apo do të thonë se topin e kam unë dhe penalltinë do ta gjuaj vetë?

Fraza e fundit i referohet batutës së një filmi të njohur shqiptar për fëmijë, në të cilin personazhi që luan rolin e “djalit të beut” që ishte edhe i zoti i topit, nuk i la shokët e tjerë të skuadrës që ti afroheshin pikës së bardhë të penalltisë. Ai u tha se do ta gjuante topin vetë, nisur jo nga e drejta e zotësisë, por nga e drejta e pronësisë!

Kur u duk se pas kësaj, për Lulzim Bashën çdo gjë në pamje të parë do të ishte më e thjeshtë se asnjëherë tjetër dhe sot mbetej vetëm që të zhvillohej ceremoniali për ta firmosur “marrëveshjen që do ta vendosë vendin drejt anëtarësimit në BE”, ai dhe gjithë liderët e tjerë opozitarë rrotull tij u mblodhën për dy orë me radhë në selinë blu. Por, as pas kësaj, nuk pritet që të ketë dhënie konsensusi!

E vetmja gjë e re që u mësuar pas deklaratës së kryediplomates amerikane, përfshihej tek ajo fraza e Kryetarit të PD se “ka mbetur një çështje pa zgjidhur” ende. Kaluan edhe shumë orë pas kësaj dhe ajo çështja nuk po zbulohet që nuk po zbulohet se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Nuk po artikulohet dhe askush nuk di as që ta thotë përafërsisht se për çfarë bëhet fjalë. Sepse, me siguri që ajo as që ekziston. E po mendohen e po mendohen si puna e atij personazhit tek barsaleta, kur i kërkuan që të thoshte një gjë të madhe, e në fund ai tha fjalën: Mal. Sepse ai nuk njihte me sa duket ndonjë gjë tjetër me të madhe në këtë jetë, sesa mali që kishte përballë shtëpisë së vet!

E vërteta është se kryedemokrati ka plotësisht të drejtë në atë që u tha gazetarëve pas Yuri Kim. Sepse ka mbetur vërtetë një çështje ende pa u zgjidhur. Topi tani është vërtetë në fushën e Luli Bashës, por ai nuk mund ta gjuaj dot penalltinë. Jo se ka frikë se mund ta humbi atë përballë portës së Edi Ramës. Sepse edhe nëse ndodh, në fund të fundit edhe ajo pjesë e lojës është dhe nuk do të ishte fundi i botës. Për aq kohë sa penallti kanë humbur edhe Pele, Maradona, Messi e Ronaldo.

Problemi i vetëm është se megjithëse e ka topin në fushën e vet, Luli Bashës nuk ia jep njeri të drejtën që ta gjuaj penalltinë. Sepse opozita ka një problem të madh e të pazgjidhur prej shtatë vjetësh. Pasi nuk dihet se kush është në të vërtetë pronari i topit të lojës së tyre politike. A është Sali Berisha? A është Ilir Meta? Apo është Lulzim Basha?

Pa u zgjidhur fillimisht kjo çështje që ka që nga 2013, brenda lojës së “Opozitës së Bashkuar”, është e pamundur që të gjendet zgjidhja edhe për topin që është në fushën e Luli Bashës. Pasi ai nuk është pronari i vërtetë as i fushës dhe as i topit. Ndaj i duhet leje që të luaj e ta gjuajë atë.

Për rrjedhojë, ndryshe nga sat ha Yuri Kim, e ardhmja nuk është në duart e Luli Bashës. Por në duart e atyre, që janë pronarët e vërtetë të topit, që i kanë lënë atij tani në dorë!

Tags: Alfred Pezabashareforma zgjedhore

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Protestat në SHBA/ Gazetarët: Jemi sulmuar fizikisht gjatë kohës së demonstratave

Protestat në SHBA/ Gazetarët: Jemi sulmuar fizikisht gjatë kohës së demonstratave

Turqia po planifikon rikthimin e fluturimeve gjatë muajit qershor

Turqia po planifikon rikthimin e fluturimeve gjatë muajit qershor

“Topi në fushën e Bashës”, Gjiknuri komenton deklaratën e ambasadores Yuri Kim

"Topi në fushën e Bashës", Gjiknuri komenton deklaratën e ambasadores Yuri Kim

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

by mirseda
09:25 | 11/06/2025
0

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Moment”, në kuadër të...

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

09:22 | 11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar

Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar

08:38 | 11/06/2025
Washington Post: Bukoshi, kryeministri që dinte rrugën e çlirimit nga Serbia

Washington Post: Bukoshi, kryeministri që dinte rrugën e çlirimit nga Serbia

08:31 | 11/06/2025
rreth 300 mijë të huaj morën pasaportën gjermane vitin e kaluar

rreth 300 mijë të huaj morën pasaportën gjermane vitin e kaluar

08:28 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com