Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në emisionin “Të pa ekspozuarit” ka akuzuar kryetarin e PD-së se ai ishte humbësi më i madh zgjedhjeve të vitit 2013. Topalli ka thënë se humbi zgjedhjet në Shkodër se pse ato zgjedhje ne vitin 2013 u kapën nga krimi në Shkodër. Ajo u shpreh se pas humbjes ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e PD-së.
“Basha ka përsëritur shumë herë që kjo është listë fituese. Ai e ka deklaruar se kjo është listë fituese edhe pa Jozefinën. Unë kam dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve në 2013 nga të gjitha funksionet në PD. Kam humbur zgjedhjet se në vitin 2013 në Shkodër sepse zgjedhjet u kapën nga krimi. Në 2013 nuk kam qenë qarku që kam humbur zgjedhjet më thellë në PD. Në 2013 PD-ja humbjen më të thellë e ka pasur në Tiranë, qark të cilin e drejtonte zoti Basha. Ai tani është duke u testuar me listën e tij private”, tha Jozefina Topalli.