Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

“Top Channel” me lëvizje të zgjuara, rikthen moderatoret e larguara. Ja për kë bëhet fjalë

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
“Top Channel” me lëvizje të zgjuara, rikthen moderatoret e larguara. Ja për kë bëhet fjalë

Kohët e fundit është përfolur për risitë në “Top Channel”, për largimin e një sërë moderatorëve, por edhe për rikthimin e bujshëm për shumë prej tyre, të cilët kanë pasur edhe eksperienca të pakëndshme.

Largimet e tyre kanë qënë plot tension, por duket se ka ardhur koha e gjetjes së një gjuhe të përbashkët. Programacioni mesa duket këtë sezon do të jetë i larmishëm, e ndërsa vihet re një rikthim i figurave me mjaft peshë ndër vite në këtë televizion, të cilët duket se kanë arritur marrëveshjen përfundimtare.

Stela Kotri

Pak ditë më parë u bë publik fakti se moderatorja Stela Kotri do të zëvendësonte Anjeza Majën në sezonin e ri të “Në shtëpinë tonë”. Stela rikthehet në Top pas 12-vjetësh. Asokohe, një prej imazheve më të reja të ekranit, Stela e zbuloi shpejt talentin e saj dhe tregoi se ekrani do të ishte një shtëpi e dytë për të. Në sezonin e ri, pas shumë lëvizjeve në ekrane dhe formate të ndryshme, Stela do t’i bashkohet Florian Agalliut në prezantimin e programit të paradites në Top, “Në shtëpinë tonë”.

https://tiranatoday.com/top-channel-plot-surpriza-rikthen-moderatoren-pas-12-vitesh/

Fjoralba Ponari

Bukurosha bjonde do të merrte suksesin si fillim në “The Voice”. Pjesëmarrja aty i hapi shumë rrugë për të qënë një imazh në “Top Channel”. Ajo ia ka dalë mbanë në çdo projekt që ia kanë besuar, duke dhënë prova të forta se di si ta mbajë audiencën. Bukuroshja e vazhdoi pasionin për ekranin edhe një vit më vonë, po në “The Voice”, tashmë jo si konkurrente, por si korrespondentja për “The Voice Online”.

Pasi e mbylli projektin me shumë sukses, e për të cilën u përfol gjatë në rrjetet sociale, Fjori iu rikthye klinikës dhe punës së saj si stomatologe. Por oferta iu bë sërish për të qenë në Top, për të bashkëprezantuar me Edi Manushin në “Top Arena”, programi sportiv gjatë muajit të Botërorit.

Në fund të tij, Fjori së bashku me Manushin dhanë lajmin se të dy si ҫift televiziv do të vijojnë edhe në sezonin e ri, por jo në “Procesin Sportiv”, siҫ pritej. Një program i rikthyer në Top do të jetë ai i së dielës, por detajet mbeten ende të pazbuluara.

https://tiranatoday.com/fjoralba-nuk-iken-nga-top-channel-se-shpejti-me-nje-emision-te-ri/

Jonida Shehu

Duke shfrytëzuar edhe sezonin veror, një ndër ikonat e televizionit, Jonida Shehu, e ka hedhur shashkën e parë për projektin e saj të ri. Me emrin Jonida Podcast, gazetarja dhe moderatorja publikoi në YouTube episodin e parë të tij, ku e ftuar ishte Eleni Foureira.

Edhe Jonida nuk ka deklaruar zyrtarisht se në cilin ekran mund ta transmetojë projektin e saj, por sipas burimeve pranë gazetares, sezoni i ri televiziv mund ta rikthejë Jonidën në Top, me një projekt të jashtëm në bashkëpunim me Petri Bozon.

https://tiranatoday.com/jonida-shehu-nuk-ka-te-ndalur-se-shpejti-me-nje-super-projekt/

Rudina Xhunga

Më shumë se dy vjet më parë, mbyllja e “Shpip” dhe largimi i Rudina Xhungës nga ekrani, ishte një prej lëvizjeve më të bujshme. Thuhet se ajo do të rinisë punën aty punonte më herët. Moderatorja nuk e ka konfirmuar ende lajmin e rikthimit, por pak javë më parë, “Top Channel” ka publikuar spotin e programit “Top Story”, i cili u mbyll gjithashtu pas largimit të Sokol Ballës.

Nga burime pranë këtij ekrani mësohet se është pikërisht ky program që Rudina do të drejtojë sezonin e ri televiziv. Dikur, “Top Channel” humbi një ndër figurat më të rëndësishme të tij, që ka pasur ndër vite. E ndërsa tashmë, synon që të rikthejë një ndër personalitetet në fushën e gazetarisë.

 

Tags: gazetaretMediaTop-Channel

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Adriatik Llalla në ruajtje nga Garda deri në 2020

Adriatik Llalla në ruajtje nga Garda deri në 2020

Lushnje/ I presin dritat, rikthehet energjia në banesën e vajzës me astmë

Lushnje/ I presin dritat, rikthehet energjia në banesën e vajzës me astmë

Zbulohen shënimet e Dritëroit mes viteve ’88-’90: “Unë jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur”

Zbulohen shënimet e Dritëroit mes viteve ’88-’90: "Unë jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur"







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut ka cenuar lirinë e shprehjes

by mirseda
15:46 | 11/03/2026
0

Me kërkesën e bërë nga BIRN dhe Asociacioni i Gazetarëve për mbylljen e TikTok-ut, këtë të mërkurë...

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

15:40 | 11/03/2026
“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës

“Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës

14:26 | 11/03/2026
Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

14:22 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com