Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Top Channel” jargavitet pas Dukës: PS kërkon t’i marrë FSHF-në (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Top Channel” jargavitet pas Dukës: PS kërkon t’i marrë FSHF-në (Video)

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit sa vjen dhe bëhet më interesante, tani në krah të Armand Dukës duket se është edhe televizioni “Top Channel”. Këta të fundit kanë realizuar një kronikë ku rendisin njëra pas tjetrës sukseset që ka arritur FSHF nën drejtimin e Dukës dhe nuk kanë përmendur asnjë nga akuzat që janë hedhur drejt tij. Po ashtu kujtojnë rastet kur Berisha dhe PD kanë tentuar ti marrin postin në vitet 2005, por si janë rrëzuar përballë Dukës duke mos pasur sukses. Ndërsa tani është Bashkim Fino ai që kërcënon ti marrë postin dhe cilësohet sikur është PS që kërkon të kapë edhe futbollin në Shqipëri pas pushtetit lokal dhe vendorë. Televizioni i njohur për lidhjet e afërta me Dukën, thotë se ky i fundit është personi që ngriti futbollin shqiptar.

“Në fillim, kur Duka mori drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk kishte as zyra. Shpejt arriti t’i japë institucionit fytyrën e duhur, duke përmirësuar jo thjesht ambientin administrativ, por edhe funksionimin.

Ekipet shqiptare të Superiores ishin në atë gjendje sa nuk arrinin të kalonin asnjë tur në garat ndërkombëtare, ndërsa Kombëtarja rrinte gjithmonë në vendet e fundit.

Tani, Kombëtarja është në gjendje të vendosë në vështirësi edhe ekipet e mëdha, ndërsa suksesi kulmor ishte pjesëmarrja në finalet e Europianit. Janë ndërtuar dy stadiume me standarde të larta, si “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, ndërkohë që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm edhe “Arena Kombëtare”.

Por nuk kanë munguar edhe dyshimet për përfshirjen e ekipeve shqiptare në baste ndërkombëtare me ekipe europiane. Këto janë pjesë e CV-së së Dukës, nëse ai vendos rikandidimin në krye të FSHF-së”, shkruan Top Channel, që “harron” në fakt se më shumë se bastet ndërkombëtare, Duka është akuzuar për manipulimet që ka bërë me kampionatet shqiptare, ndërsa është akuzuar edhe për afera të shumta me Kombëtaren, që nga afrimi i futbollistëve kundrejt pagesave, deri tek shitjet e ndeshjeve.

Top Channel ndërkohë vijon më tej, duke thënë se tani Duka rrezikohet nga PS (nënkupto Ramën), që do t’i marrë atij drejtimin e FSHF-së. “Konfliktet e vazhdueshme të disa prej anëtarëve me Federatën kanë krijuar pakënaqësira, që mund të përkthehen në votë kundër dhe kandidatura alternative përballë presidentit Duka.

Një i pakënaqur është ekipi i Flamurtarit, skuadra që pritet të mbështetës kandidaturën e shumëpërfolur kohët e fundit të deputetit socialist Bashkim Fino. Lidhjet e tij me sportin janë si tifoz, apo futbollist amator, por pika e fortë e Bashkim Finos është përkatësia në Partinë Socialiste që qeveris sot vendin në nivel qendror dhe lokal, ku shumë përfaqësues të pushtetit lokal janë votues në Asamblenë zgjedhore të FSHF-së.

Në historikun e saj, Federata Shqiptare e Futbollit, një organ i pavarur nga politika, ka pasur vetëm një drejtues politik, Edmond Spahon. Deputeti aktual i Partisë Demokratike, ministër i Turizmit dhe Sporteve në fillimin e viteve ’90, u zgjodh me mbështetjen e mazhorancës së atyre viteve president i FSHF-së në vitin 1994”, shkruan Top Channel.

“Ndërhyrjes së politikës duhet t’i ndruhet edhe drejtuesi aktual i FSHF-së, i cili pas vitit 2005 arriti të fitojë një betejë politike me të djathtët në pushtet.

Pothuajse të gjithë ministrat që mbulonin sportin në qeverinë e Berishës, edhe vet ish-kryeministri u përballën me të, por Duka ia doli të qëndrojë”, vijon Top Channel./Tema/

Tags: DukësFSHF-nëjargavitetkerkonmarrëPSTop-ChannelVideo

TË LIDHURA

Inter në kërkim të një portieri
Sport

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi
Bota

Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi

20:55 | 22/12/2025
Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, Disiplina nuk toleron, e pëson keq Flamurtari
Aktualitet

Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, Disiplina nuk toleron, e pëson keq Flamurtari

19:33 | 22/12/2025
Next Post
Mjekët arratisen në perëndim; Rama bën “show” portalesh

Mjekët arratisen në perëndim; Rama bën “show” portalesh

Protestat/Bregu: Pres pazarin e radhës mes Bashës dhe Ramës

Protestat/Bregu: Pres pazarin e radhës mes Bashës dhe Ramës

Talenti shqiptar i Interit: Të ngresh trofe në “San Siro” është magjike

Talenti shqiptar i Interit: Të ngresh trofe në “San Siro” është magjike







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë
Showbizz

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

by mirseda
21:58 | 22/12/2025
0

Pas humbjes në ndeshjen e boksit ndaj Anthony Joshua, amerikani Jake Paul nuk ka “qëndruar duarkryq”. Paul...

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com