Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Tmerret e rrethimit të Leningradit/ 1.5 milionë njerëz vdiqën nga uria dhe të ftohtit

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Tmerret e rrethimit të Leningradit/ 1.5 milionë njerëz vdiqën nga uria dhe të ftohtit

I njohur më shumë si “Rrethimi 900-ditor”, rrethimi i Leningradit nga forcat e Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, konsiderohet gjerësisht si një nga bllokadat më të gjata dhe më shkatërruese në historinë e luftërave. Madje disa historianë, e klasifikojnë atë si një genocid.

Në total, gati 1.5 milionë ushtarë dhe civilë u vranë gjatë rrethimit të Leningradit, pavarësisht se rreth 1.4 milionë të tjerë u evakuuan. Me urdhër të Adolf Hitlerit, qyteti sovjetik pësoi çdo ditë sulme me artileri. Uji u ndërpre, dhe furnizimet me ushqime gjithashtu. Uria e tejskajshme u bë shpejt një normë.

Rrethimi i Leningradit nisi më 8 shtator 1941, dhe përfundoi më 27 janar 1944. Pas 872 ditësh vuajtje të mëdha nga uria, sëmundjet dhe sfilitja psikologjike, qytetarët e Leningradit ishin të të lirë. Por popullsia e qytetit, ishte zvogëluar nga 2 milionë në afro 700.000.

Pasi pushtoi me sukses Francën në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitleri synoi të aneksonte edhe Bashkimin Sovjetik, të cilën e shihte si Lebensraum, “hapësirën ​​jetike” për gjermanët. Në qershor 1941, Gjermania nisi pushtimin në zbatim të Operacionit Barbarossa. Në të merrte pjesë afro 80 përqind e ushtrisë gjermane.

Strategjia përfshinte një rrjet të gjerë sulmesh, me synim 3 pika kryesore:Leningradin në veri, Moskën në qendër, dhe Ukrainën në jug. Pesë milionë ushtarët dhe 23 mijë tanket e Josif Stalinit, nuk ishin të gati për t’u përballur me atë sulm. Në verën vitit 1941, mbi 500 mijë ushtarë gjermanë po përparonin drejt Leningradit.

Nën komandën e gjeneralit Vilhelm Riter von Leb, trupat gjermane mbërritën shumë shpejt në periferi të qytetit të dytë më të madh sovjetik. Por në vend se të tentonte pushtimin e drejtpërdrejtë, Adolf Hitleri vendosi një bllokadë përreth Leningradit, duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e botës.

E gjithë popullata e aftë e Leningradit, u mobilizua në rradhët e ushtrisë për të forcuar perimetrin mbrojtjës të qytetit, në mbështetje të 200.000 trupave të Armatës së Kuqe të Leningradit. Trupat gjermane mezi prisnin ta pushtonin qytetin, ndaj urdhri për të rrethuar Leningradin, në vend ta rrafshimit të tij, u prit me protesta.

“Trupat tona bërtitasin: “Duam të marshojmë përpara!”- shkruante në ditarin e tij krahu i djathtë i Hitlerit, Jozef Gëbels. I gjithë komunikimi tokësor i Leningradit, u ndërpre kur qyteti u bombardua çdo ditë nga artileria. Në të mund të hyhej vetëm përmes liqenit të ngrirë të Ladogës. Por edhe ajo rrugë e akullt, mund të çonte drejt vdekjes së sigurt, pasi gjendej vazhdimisht nën zjarrin gjerman.

Gjithsesi, mijëra kuaj transportonin furnizime në Leningrad nëpërmjet Ladogës, që nisi të quhej “Rruga e Jetës”. Pas muajsh të bllokuar në shtëpitë e tyre, qytetarët e Leningradit nisën të vuajnë nga uria, varfëria dhe sëmundjet. Ata nisën të vdesin nga uria brenda javëve të para të bllokadës.

Ushqimi racionohej në një mënyrë strikte, dhe secili nga banorët civilë merrte pjesën e vet sa për të mbajtur frymën gjallë.

Më shumë racione merrnin ushtarët, furnizuesit dhe punëtorët e fabrikave. Popullsia më e rrezikuar përfshirë fëmijë, të moshuarit dhe të papunë, nuk kishin asnjë lloj përparësie. Ata kishin të drejtë të merrnin 125 gram ose 3 feta bukë çdo ditë.

Por shumë banorë u detyruan të mbijetojnë me afro 300 kalori në ditë, pra më pak se një e pesta e sasisë normale për një të rritur me përmasa trupore mesatare. Dimri i parë i rrethimit, ishte veçanërisht i tmerrshëm. Temperaturat ranë nën -40 gradë celsius. Ata më me fat kishin një strehe ku të fusnin kokën, edhe duke mos pasur ngrohje, do të kruspulloseshin me familjarët për të qëndruar ngrohtë.

Ata nisën të djegin mobile, dhe më pas libra. Shpeshherë u detyruan të flenë me familjarët e tyre të vdekur. Uria e kombinuar me të ftohtit, shkaktuan një numër kufomash në rritje nëpër rrugët e qytetit. Rreth 730 trupa të pajetë, u mblodhën vetëm nga një spital.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve, banorët u urdhëruan të pastronin oborret që ishin të mbushura me të gjitha llojet e mbeturinave, nga jashtëqitjet tek trupat e pajetë. Gjatë atij rrethimi të tmerrshëm shumë njerëz vodhën dhe vranë njëri-tjetrin, dhe madje u bënë përkohësisht kanibalë vetëm për të mbijetuar.

I mbijetuari i Leningradit Danil Granin, përshkruan në ditarin se si një nënë përdori trupin e fëmijës së saj të vdekur, për të ushqyer dhe mbajtur gjallë fëmijën tjetër. Sipas historianit Gi Uollters, ekzistonin dy lloje kanibalizmi:i pari ishte trupoedstvo, ose ngrënia mishit të vdekurve nga uria apo sëmundjet, dhe i dyti liudoedstvo, që i referohej veprimit të urryer të ngrënit e mishit të dikujt që ishte vrarë qëllimisht për këtë punë. Sipas disa llogaritjeve, gjatë atij rrethimi janë regjistruar rreth 2.000 raste të kanibalizmit.

Gjithsesi, ata që kapeshin gjatë këtij akti dënoheshin menjëherë me vdekje. Aleksis Peri, historian në Universitetin e Bostonit, ka shkruar librin “Lufta nga brenda:Ditarët nga rrethimi i Leningradit”, bazuar në ditarët e të mbijetuarve dhe dëshmitë e dhëna në intervista.

Rrëfimet e tyre janë shqetësuese. “Shumë njerëz shihen në pasqyrë, duke mos qenë në gjendje të njohin veten e tyre. Ndryshe nga betejat e Moskës dhe Stalingradit, ku ka një armik shumë të qartë të jashtëm, këtu uria është armiku i brendshëm”. Për shkak të urisë ekstreme, tek djemtë dhe vajzat e vogla nisën të shfaqen qimet në fytyrë.

“Ne i quanim njerëz e vegjël të moshuar”- shkruan një dëshmitar okular. Të rriturit nuk bënin përjashtim. Burrat u bënë seksualisht impotentë, ndërsa gratë e humbën aftësinë për të pasur menstruacione. Gjoksi i tyre u ngurtësua, dhe e ndaluan prodhimin e qumështit.

Në fund, burrat dhe gratë u bënë të padallueshëm nga njëri-tjetri, pasi që të dyja gjinitë ishin shndërruar në kufoma, që mezi qëndronin më këmbë. Më 12 janar 1944, ushtria sovjetike arriti të çajë më në fund rrethimin gjerman, duke mundësuar më shumë furnizime përmes Liqenit të Ladogës.

Efektet e rrethimit të Leningradit ishin aq të mëdha, saqë ato ndjehen ende sot nga familjet e mbijetuara. I lindur në Leningrad, sot Shën Petersburg, pasi mbaroi lufta, presidenti rus Vladimir Putin u prek direkt nga ai rrethim.

Vëllai i tij më i madh vdiq qëkur ishte fëmijë gjatë rrethimit, dhe u varros në Piskarjovskoj, aty ku prehen ende rreth gjysmë milioni banorë të qytetit në 186 varreza masive. Ndërkohë edhe e ëma e nëna e Putinit gati vdiq nga uria gjatë rrethimit, ndërsa babai i tij luftoi dhe u plagos në frontin e parë të betejës së Leningradit./ TIRANA TODAY

Tags: 1.5 milionë njerëzRrethimi 900-ditorrrethimi i Leningradittë ftohtituriavdiqën

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Gent Ibrahimi: Ja pse po vonohet ngritja e SPAK-ut

Gent Ibrahimi: Ja pse po vonohet ngritja e SPAK-ut

Përfshihet nga flakët shtëpia e nipit të Enver Hoxhës, këngëtarja poston foton

Përfshihet nga flakët shtëpia e nipit të Enver Hoxhës, këngëtarja poston foton

Seria e re e telenovelës së një opozite të vjetër!

Pse liderët e opozitës u detyruan që të bëhen drejtues mediash!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Përfshihen nga zjarri dy banesa në hyrje të Shkodrës
Aktualitet

Përfshihen nga zjarri dy banesa në hyrje të Shkodrës

by mirseda
12:31 | 11/11/2025
0

Dy banesa janë përfshirë nga flakët në lagjen “Liria”, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Në vendngjarje...

Komisioni i Reformës Territoriale nis punimet, PD e bojkoton, dy aleatët paraqiten në mbledhje

Komisioni i Reformës Territoriale nis punimet, PD e bojkoton, dy aleatët paraqiten në mbledhje

12:28 | 11/11/2025
Qeveria i ul fondin e investimeve Gjykatës, Kushtetuesja: Duam 2 mln lekë për ruajtjen nga zjarri

Qeveria i ul fondin e investimeve Gjykatës, Kushtetuesja: Duam 2 mln lekë për ruajtjen nga zjarri

12:26 | 11/11/2025
“Nga 41 në 29 vrasje”, Koçiu bën bilancin e sigurisë në vend: Viti më i suksesshëm…

“Nga 41 në 29 vrasje”, Koçiu bën bilancin e sigurisë në vend: Viti më i suksesshëm…

12:08 | 11/11/2025
“Kërkoni rritje buxheti”Manja në komisionin e Ligjeve: Vetëm 9.1% realizimi i buxhetit të këtij viti

“Kërkoni rritje buxheti”Manja në komisionin e Ligjeve: Vetëm 9.1% realizimi i buxhetit të këtij viti

11:48 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com