Dhjetëra qytetarë janë tubuar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve në Kukës.
Qytetarë shqiptarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.
Qytetarët u shprehen se Edi Rama pasi shan shqiptarët, kthehet dhe pastaj kërkon falje. Mësohet se nga 23 të arrestuar, 11 prej tyre janë sjell nga policia në Tiranë.