Një shpërthim eksplozivi është raportuar para disa minutash në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë përballë Gjykatës së Tiranës, rreth orës 21:10. Objektiv mendohet se ka qenë pronari i një banesë ne rrugën “Mihal Popi”.
Mësohet se në këtë pallat banojnë disa gjyqtarë, por nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ka qenë objektiv i këtij atentati me lëndë plasëse.
Raportohet se sasia e lëndës eksplozive që ka shpërthyer nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale. Behet e ditur se eksplozivi është vënë në derën e një banese në katin e dytë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi.
Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.