Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tiranë/ Sekuestrohen 1290 kg kanabis, arrestohen 6 persona (EMRAT)

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Tiranë/ Sekuestrohen 1290 kg kanabis, arrestohen 6 persona (EMRAT)


Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka dalë sot në një konferencë për mediet, ku ka njoftuar kapjen e 1 ton e 290 kg kanabis, në sajë të zhvillimit të dy operacioneve gjatë 24 orëve të fundit.

Konkretisht, janë sekuestruar 1290,9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri e prova të tjera materiale.

Në të dy operacionet arrestohen 6 shtetas si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë punës së pandërprerë,  për goditjen e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra kohët e fundit, në 24 orët e fundit ka zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione antidrogë, të koduara “Befasia” dhe “Papafingo”.

Si rezultat i këtyre operacioneve është sekuestruar një sasie e madhe lënde narkotike, konkretisht 1 ton e 291 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1armë zjarri, 2 automjete dhe 6 telefona celularë.

Gjithashtu në të 2 operacionet janë arrestuar në flagrancë 6 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Më konkretisht:

Gjatë operacionit “Befasia” të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, janë arrestuar në flagrancë  shtetasit:

• Fajton Mesi, 31 vjeç, banues në Nikël -Çerek;

• Ilir Ferati, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës

• Izmir Muja, 32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me parë.

• Sajmir Grosha, 33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më parë.

Është shpallur në kërkim shtetasi:  A.Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Personat e lartpërmendur u kapën në flagrancë në orët e mbrëmjes në rrugën “Unaza e re, Lidhja e Prizrenit” në këto rrethana: 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacion në rrugë operative në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve,  për një grup që kryente veprimtari kriminale në këtë fushë, ku dyshohej se shtetasit Fatjon Mesi, Ilir Ferati, Izmir Muja, Sajmir Grosha si dhe një shtetas tjetër me inicialet  A. Ç, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojitCannabis Sattiva në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.

Mbi bazën e këtyre informacioneve të marra në rrugë operative është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve ku rreth orës 21:30 është bërë ndërhyrja.

Automjeti me të cilin lëviznin personat e dyshuar me targa TR 0244 S, i është bërë shenjë për të ndaluar nga shërbimet e policisë me xhupa me mbishkrimin “POLICIA” dhe duke e paralajmëruar “Ndal Policia”, por automjeti nuk ka ndaluar dhe pasi ka parë automjetin e policisë ka vazhduar me shpejtësi për t’ju shmangur shërbimeve të Policisë. 

Gjatë kësaj kohe shtetasi i identifikuar si A.Ç. është larguar me vrap duke dalë nga mjeti, ndërsa drejtuesi ka vazhduar dhe në shpejtësi e sipër për t’i shpëtuar shërbimeve të policisë, ka devijuar rrugën kryesore, duke hipur në trotuar ku dhe është përplasur me një shtyllë. 

Në atë moment është neutralizuar dhe prangosur shtetasi Fatjon Mesi. Në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme janë gjetur gjithësej 8 thasë të mbushur me bimë të tharë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Policia ka neutralizuar edhe 3 personat e tjerë të cilët qëndronin në kryqëzimin e Paskuqanit duke ruajtur lëvizjen e automjetit tip “Wolksvagen Polo”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 4 telefona celularë. 

Materialet proceduriale do t’i kalojnë  Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasve Fatjon Mesi, Ilir Ferati, Izmir Muja dhe Sajmir Grosha, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. Ç., për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve të kryer në bashkëpunim”.
..

Në operacionin e dytë të koduar “Papafingo” u arrestuan shtetasit:

• Hasan Sula, 50 vjeç, banues në Rinas;

• Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja;

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:

–         K. S, 26 vjeç, banues në Rinas;

–          S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i çiftit Sula si dhe shpallja në kërkim e dy djemve të tyre u bë pasi, 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga shtetasi Hasan Sula, me banim në Rinas.

Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:  

• 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva. 

• 1 pushkë model 56

• 25 fishekë

• 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).

Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve Hasan Sula, Merita Sula, K.S. dhe S.S., për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve të kryer në bashkepunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”.

Tags: 1290 kgDrogedy operacionekanabistirane

TË LIDHURA

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Next Post
Kaos në kufi/ Qytetarët përplasen me Bushatin në Kakavijë, ministri: Bëni durim!

Kaos në kufi/ Qytetarët përplasen me Bushatin në Kakavijë, ministri: Bëni durim!

Fotoja e Enver Hoxhës në Pezë, PD: Rama po rilind pushtetin gjakatar

Alibeaj: Paratë janë të Tahirit, Rama po fsheh provat! Të veprojë Prokuroria!

Policia jep informacione për situatën në pikat kufitare: Ja kur rregullohet sistemi

Policia jep informacione për situatën në pikat kufitare: Ja kur rregullohet sistemi

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com