Gjatë mbrëmjes që lamë pas, një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në Tiranë. Aksidenti është shënuar në vendin e njohur si ‘kthesa e burgut’, pranë zonës së Stacionit të Trenit.
Një nga automjetet tip “Tuareg”, që po ndiqej nga policia, pasi dyshohej se brenda kishte armë dhe lëndë narkotike, është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Golf’, në tentativë për tu larguar.
Pas përplasjes, personat që kanë qenë në “Tuareg’ kanë dalë nga makina me armë zjarri. Ndjekja ka vijuar në këmbë nga policia, dhe personat e dyshuar kanë hedhur armët në një avlli, pranë një banese, ndërsa më pas janë vënë në pranga.
Po kështu burimet shtojnë se tek makina tip ‘Golf’ ishte në bord një vajzë, e cila është transportuar me ambulancë në spital.