Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Xh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti).
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 58 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. C., për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasve:
A. B., 52 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.
F. Y., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit D. P., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi i shtetasit M. Sh., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit Z. B., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I. B., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin ciklomotor në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse;
A. M., 39 vjeçe, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues shtetasin F. A., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
•Më datë 11.05.2021, gjatë në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë tentuar të vjedhin me thyerje bankomatin që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
•Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në ngarkim të shtetasit T. G., 35 vjeç, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë, sepse tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor, shtetasi Z. H., 41 vjeç, i cili pasi ka rënë në rrugë është dëmtuar dhe në këmbë nga një kamion. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.