Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Tirana përzgjidhet nga OKB si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tirana përzgjidhet nga OKB si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) përzgjedh Tiranën si një nga 10 qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, së bashku kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilët diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Agjendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

Veliaj theksoi se ky vlerësim i dhënë nga OKB-ja, është një inkurajim që për katër vitet e ardhshme Tirana të kthehet jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit. “Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare.

Vërtet nuk jemi qytet i pasur, por krahasuar me atë që gjetëm dhe atë ku jemi sot, së bashku kemi bërë shumë. Jam shumë krenar për qytetarët e Tiranës, që e trajtojnë qytetin si familjen e tyre. Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha ai.

Në këtë takim, kryebashkiaku prezantoi disa nga nismat e ndërmarra për të nxitur ekonominë e Tiranës në katër vitet e fundit, si dhe sfidat me të cilat përballet kryeqyteti shqiptar. “Ajo që kemi prezantuar në OKB-në e Vjenës është se bashkia nuk është vetëm një realitet urban, bashkia është edhe një realitet ekonomik. Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për 50% të ekonomisë së vendit dhe ka pasur rritjen më të madhe ekonomike të çdo rajoni të Shqipërisë. Sipas INSTAT-it, Bashkia dhe Qarku i Tiranës është rritur mbi 10%. Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi që ta mbajmë këtë rritje”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës po aplikon pranë qeverisë shqiptare për t’u licencuar si operator i një zone të lirë ekonomike në zonën e Kasharit, që do t’i japë një tjetër impuls zhvillimit ekonomik. “Po aplikojmë pranë qeverisë shqiptare që të licencohemi si operator i një zone të lirë ekonomike. Është një zonë që kemi përzgjedhur në Kashar, rreth 60-70 hektarë, të cilën duam t’ua ofrojmë kompanive që duan të zgjerojnë kapacitetet e tyre, kryesisht për kapanone dhe për linja prodhimi”, tha ai.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës pritet që të jetë një operator i rëndësishëm ekonomik edhe në fushën e energjisë, një nismë që synon të nxisë edhe shumë prej projekteve të tjera si transporti publik elektrik. “Duam të vazhdojmë të jemi operator aktiv ekonomik edhe në fusha të tjera, siç është fusha energjetike. Bashkia ka një hidrocentral, duam të shfrytëzojmë ujëmbledhësin e Bovillës për ta kthyer jo vetëm si një vend nga ku marrim ujin, por edhe si një vend ku me panele solare, pluskuese, mund të marrim edhe energji elektrike, që pastaj të subvencionojmë transportin elektrik në Tiranë, me autobusët apo taksitë elektrike që kemi filluar t’i fusim në qytet”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Tags: 10OKBPerformancëTirana

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

21:58 | 20/08/2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist
Aktualitet

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

20:58 | 20/08/2025
Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

20:52 | 20/08/2025
Next Post
Faturat e luksit/ Përmeti: 700 euro nata. Gjonaj: Jo pre e lajmeve të rreme

Faturat e luksit/ Përmeti: 700 euro nata. Gjonaj: Jo pre e lajmeve të rreme

A e ka arritur Evropa kulmin e populizmit?

A e ka arritur Evropa kulmin e populizmit?

PD ia kthen Cakajt: OSBE/ODIHR nuk specifikon zgjedhje demokratike

PD ia kthen Cakajt: OSBE/ODIHR nuk specifikon zgjedhje demokratike

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë. KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet
Kosovo

Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë. KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet

by mirseda
22:43 | 20/08/2025
0

Mjete ajrore që nuk i përkasin institucioneve të Kosovës e as KFOR-it para më shumë se një...

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

22:21 | 20/08/2025
Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

21:58 | 20/08/2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

20:58 | 20/08/2025
Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

20:52 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com