Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës, përkeqësohet indeksi

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës, përkeqësohet indeksi

Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më të ndotura të Evropës. Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet apo që po mendojnë të shpërngulen në Tiranë. Numbeo shërben si baza më e madhe e të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetës për tëhuajt që kërkojnë informacion për vendet ku do të udhëtojnë apo do të shpërngulen.

Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Evropës është Shkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6. Por, ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatë pjesës së parë të viti.

Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, nga qytetet më të ndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më të ndoturat mbizotërojnë qytetet e Evropës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnje dhe Ukrainë.

Ndër qytetet më të ndotura të vendeve që janë anëtare të Bashkimit Evropian renditet Napoli, i cili është në vend të gjashtë, ndërsa Bukureshti i Rumanisë renditet në vendin e 9.

Qyteti më pak i ndotur i Evropës, sipas vlerësimit të Numbeos është Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, i cili ka shënuar për 6-m e 2019-s vetëm 12.4 pikë në indeksin e ndotjes.

Qytetet të tjera që janë pak të ndotura ndër të tjera janë Rekjaviku, kryeqyteti i Islandës, Zyrihu në Zvicër, Stokholmi, Malmo dhe Gothenburg në Suedi, Vjena në Austri dhe Kopenhageni në Danimarkë, të cilët kanë shënuar më pak se 20 pikë në indeksin e ndotjes.

Në total, janë marrë në shqyrtim 82 qytete të kontinentit Evropian.

Indeksi i ndotjes nga Numbeo është një përllogaritje e ndotjes së përgjithshme të një qyteti. Pesha më e madhe i është dhënë ndotjes së ajrit dhe më pas peshës së ndotjes së ujit, dy ndër faktorët kryesorë të ndotjes. Një peshë më të ulët kanë llojet e tjera të ndotjes./Monitor

Tags: Evropësi ndoturindeksiTirana

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
Korça nuk gjen qetësi, vijojnë lëkundjet e tërmetit

Greqia nuk gjen qetësi, goditet sërish nga tërmetet

Shpërthen Tirana, bashkë me Lilën zyrtarizon edhe ish-lojtarin e kombëtares

Shpërthen Tirana, bashkë me Lilën zyrtarizon edhe ish-lojtarin e kombëtares

Zjarret në Amazonë, Brazili refuzon ndihmën prej 22 milionë dollarësh të vendeve të G7

Zjarret në Amazonë, Brazili refuzon ndihmën prej 22 milionë dollarësh të vendeve të G7







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com