Ditën e sotme dhe ditën e nesërme disa lagje të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike.
Sipas njoftimit të bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve të kabinave, do të ketë stakime të energjisë.
Dt. 24 qershor 2019
Stakime të energjisë do të ketë: në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”, rruga “Rexhep Preza”, rruga “Koli Bano”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 stakim të energjisë do të ketë në rrugën Tahir Sinani”, si dhe në rrugën “Pandi Dardha”. Po kështu nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndërprerje të energjisë rruga “Sabri Preveza”, rruga “Teodor Keko”, rruga “Naim Frashëri”, rruga “Jordan Misja”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”.
Dt. 25 qershor 2019
Për sa i përket ditës së nesërme, OSHEE bën me dije se ndërprerje do të ketë: në orën 09:00-15:00/rruga “Mine Peza”, rruga “Teodor Keko”, në orën 9:30-15:00/rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko” ndërsa në orën 09:00-12:00/ rruga “Myslym Keta”, rruga “Tahsim Shehu”, rruga “Ramazan Disha”.