Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Ti je Ferizi?”/ Dalin detaje nga vrasja e 40-vjeçarit, si u ekzekutua në derë të shtëpisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ti je Ferizi?”/ Dalin detaje nga vrasja e 40-vjeçarit, si u ekzekutua në derë të shtëpisë

Detaje te reja nga ekzekutimi i 40-vjecarit ne Durres, i cili sapo kishte ndërruar vendbanimin.

Feriz Bardhi është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku mesditën e së enjtes në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq rreth orës 12:55 minuta.

Bardhi u qëllua me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë, ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte. 40-vjeçari nga Shën Vlashi, baba i dy fëmijëve, pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit, ku dyshohej se ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktivitetin e trafikimit të kokainës. Bardhi rezulton se në vitin 2012 është arrestuar nga Policia italiane në Askoli, ku u kap me kokainë.

EKZEKUTIMI

Ishte ora rreth 12:55, kur dy persona që lëviznin me një makinë tip “Benz” e thirrën në emër Feriz Bardhin, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Muri rrethues i vilës ku banonte është mbuluar me gjelbërim dhe ai nuk ka pasur fushëpamje për të pikasur personat që e kërkonin. 40-vjeçari ka dalë menjëherë dhe në këtë moment u përball me dy persona, që nuk dolën nga makina.

Njëri prej tyre e ka pyetur: Ti je Ferizi? Dhe pasi kanë marrë përgjigje pohuese, shkrehën automatikun drejt tij. Fakti që e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime se kemi të bëjmë me autorë të paguar ose sikurse emërtohen ndryshe “vrasës me pagesë”.

Pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të 40- vjecarit, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga fakti se në atë orar rrugët e qytetit bregdetar janë thuajse të boshatisura. Bardhi u transportua drejt spitalit të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se autorët nuk kanë dalë nga makina për t’iu shmangur kamerave të sigurisë, që mund të kishte instaluar në vilën e tij 40- vjeçari i ekzekutuar.

MOTIVI

Pista kryesore për shkakun e vrasjes së 40- vjeçarit lidhet me të kaluarën e tij. 40-vjeçari ka qenë i përfshirë në trafik kokaine dhe kjo mund të ketë çuar në eliminimin e tij për larje hesapesh. Feriz Bardhi, i lindur më 1979, rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga Policia italiane në Askoli, pasi së bashku me një person tjetër, të quajtur Arif Qelia, është kapur me një sasi prej 700 gramë kokainë të pastër teksa lëviznin me një makine tip “BMW X6”. Policia italiane e ka konsideruar atë si një korrier të kokainës dhe kjo ka bërë që hetuesit aktivitetin e tij ta hetonin si pistë për ekzekutimin.

“Bazuar tek e shkuara e 40-vjeçarit, kemi dyshime se kemi të bëjmë me një ngjarje që ka si motiv larjen e hesapeve. Kjo, pasi në Itali viktima rezulton person i përfshirë në grupe kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike të forta si kokaina dhe heroina.

Nga ana tjetër, kemi dyshime se kemi të bëjmë me ekzekutorë profesionistë. E para: autorët e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi dhe e dyta s’kanë zbritur fare nga makina dhe s’kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit. Kemi sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë nëpër rrugët e qytetit ku mendojmë se janë përshkuar nga autorët, me qëllim të kryejmë identifikimin e tyre. Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë që këtë ngjarje ta zbardhim shumë shpejt”, mësohet nga grupi hetimor./Panorama

Tags: 40-vjeçaridurresFeriz Bardhi

TË LIDHURA

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

15:11 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve
Aktualitet

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër
Aktualitet

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025
Next Post
Tatimet i vënë ‘kyçin’ Taivanit në Tiranë, reagon Braçe: Të jesh kush të duash…

Tatimet i vënë 'kyçin' Taivanit në Tiranë, reagon Braçe: Të jesh kush të duash...

“Fitore e merituar”, Meta uron skuadrën e Celtic

Meta i kthen përgjigje letrës së Kuvendit, kërkon ndihmën e Ruçit

“Plazhi i Durrësit bosh”/ Komentuesit i “sulen” Berishës: Mos fut panik

“Plazhi i Durrësit bosh”/ Komentuesit i “sulen” Berishës: Mos fut panik

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com