E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

“Plazhi i Durrësit bosh”/ Komentuesit i “sulen” Berishës: Mos fut panik

Edhe pse moti i i këtij sezoni veror nuk ka qenë shumë në favor të pushuesve, përsëri kryeqyteti është “boshatisur”. Jo vetëm në fundjavë ku jemi mësuar ta shohim Tiranën me pak njerëz, por edhe gjatë ditëve të javës. Kjo pasi pjesa më e madhe e njerëzve kanë nisur pushimet. Por, ku është dyndja më e madhe e qytetarëve? Sipas qeverisë, edhe këtë vit numri i vizitorëve si nga jashtë vendit, por edhe vetë shqiptarëve është i lartë. Por, ndryshe tregon me anë të një video ish-kryeminstri Sali Berisha.

Ai ka ndarë me ndjekëst e tij në Facebook një video që tregon gjendjen e plazhit të Durrësit i braktisur plotësisht nga pushuesit.

“Ky është sezoni  turistik i narkoshtetit të Edvin Mafisë, në të cilin turistët plaçkiten, keqtrajtohen, keqshërbehen nga narkopolicë dhe banditë të bërë një”, shkruan Berisha në shënimin e tij.

Ndërkohë komentuesit nuk janë kursyer me përgjigjet e tyre, të cilët shkruajnë se kjo gjendje ka qenë që në kohën kur PD-ja ishte në pushtet.

“Mos fut panik mes turistave. Tani siguria dhe shebimi jane mire. Po ne kohen tende fidheshin turistat, se skishte rend e siguri. Mos u bej me qesharak por gezo ate pencion o hajdut, kriminel. Turpi i Shqipetareve.!!!”

“S’ka qen ma mirë as gjatë qeverisjes t’juaj ,kta janë trashgimtaret e juaj te kohes se plantacioneve te kanabisit.”

Shërbimi jo cilësor, çmimet e larta, mungesa e sigurisë për pushuesve janë një refren i çdo sezoni veror për vite më radhë në vendin tonë. Edhe pse sapo hapet sezoni, pompohet nga qeveritë se ky vit do të jetë ndryshe; pak gjë duket se përmirësohet. Pushuesit shqiptarë gjithmonë ankohen për të njëjtat gjëra.

Lexo edhe :   PD-ja me dy koka
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të...